Posts

Showing posts from June, 2014

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Image
Xherdan   Shaqiri  është përzgjedhur nga  FIFA  si lojtari më i mirë i  ndeshjes  Zvicër – Ekuador. Shaqiri  i cili luajti në këtë ndeshje nga minuta e parë pati më së shumti pasime dhe ndërtime të aksioneve, gjë që rezultoi në fund edhe me fitoren e zviceranëve. Shihni më sipër foton e marrë nga faqja faqja  FIFA .com Përndryshe, shqiptari tjetër që luan për Zvicrën, Admir Mehmedi shënoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 48-të. /albeu.com/

Gjermania shkatërron Portugalinë

Image
Gjermania ka shkatërruar Portugalinë me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e parë të grupit G në finalet e këtij botërori.  Goli i parë mbërriti në minutën e 12. Mario Gotze ndalet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit portugezë dhe gjyqtari i takimit jep një 11-metërsh. Muller merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon. Në minutën e 32 Hummels fiton një duel ajror me Pepen brenda zonës portugeze dhe dyfishon rezultatin. Pesë minuta më vonë vjen edhe episodi që vendos fatin e këtij takimi. Mbrojtësi Pepe shkakton një faull ndaj Muller, e për më  tepër nuk përmban nervat dhe e godet lehtësisht, por me qëllim me kokë atë. Kaq mjaftoi që nga xhepi i gjyqtarit serb të takimit të nxirrej kartoni i kuq për të. Por gjermanët nuk janë të kënaqur me kaq. Në sekondat shtesë të pjesës së parë, Muller godet sërish nga brenda zonës. Topi devijohet lehtë nga njëri prej portugezëve dhe përfundon në rrjetë e bashkë me të edhe pjesa e parë me rezultatin 3-0. Pjesa e dytë nis ...

Kjo po që është skuadër (Video)

Image
Atmosferës së botërorit të Brazilit s’kishte si të mos i bashkohej edhe revista “Playboy”…sigurisht sipas mënyrës së saj.  Revista e famshme për të rritur ka publikuar “formacionin e saj më të mirë” nëpërmjet një videoje të hedhur në rrjetet sociale. Formacioni pëbëhet nga 11 modelet më të mira të “Playboy”, asnjëra në portë, as në mbrojtje, as në mesfushë, por të gjitha në sulm duke nxehur akoma më shumë atmosferën e krijuar nga Brazili. Kush i del përpara kësaj skuadra?    / Top Channel

Shteti kundër drogës, betejë në Lazarat

Image
Korrespondentja e Top Channel në Gjirokastër, Kristina Fidhi, e cila po ndjek nga afër zhvillimet në Lazarat, ka raportuar në orët e pasdites se të shtënat në këtë fshat janë ndërprerë. 

Kampionati i Kategorise se Pare nis ne dt 13 shtator 2014 ne fushen tone me perballjen: BYLIS - Lushnja

Image
Kampionati i Kategorise se Pare nis ne dt 13 shtator 2014 ne fushen tone me perballjen: BYLIS - Lushnja Java 2 Shkumbini - BYLIS Java 3 BYLIS - Butrinti Java 4  Luftetari - BYLIS Java 5 BYLIS - Sopoti Java 6 Tomori - BYLIS Java 7 BYLIS - Dinamo Java 8 BYLIS - Pogradeci Java 9 Naftetari - BYLIS Cdo skuader do ta kishte zili kete kalendar! Kampionati zhvillohet me 3 faze. Dy faza me sistem vajtie - ardhje dhe e treta sipas pozicionimit ne fundin e fazes se dyte ku 5 skuadrat e para ndeshen me 5 te dytat e keshtu me radhe. Kujtojme qe ngjitet ne Superiore vetem vendi i pare dhe zbret automatikisht dyshja e fundit te tabeles.

Kompania abcom dega Fier kerkone te punesoje!!!

Image
1   Agjent/e shitjesh me keto kushte : - Te kete mbaruar arsimin e larte dega ekonomik ose marketing - Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punoje mire ne grup - Te jete mbi moshen 25 vjec - Te kete performance te mire - Te kete pervoje pune mbi pese vjet - Puna eshte full time - Paga eshte e kenaqeshme - Preferohet femer 2 Inxhinjer /e elektronike ose telekomunikacion me keto kushte : - Te kete arsimin e larte perkates - Mosha mbi 25 vjec - Te kete pervoje pune - Paga eshte e kenaqeshme - Te dije te punoje ne grup - Te kete performance te mire - Puna eshte full time Te interesuarit te kontaktojne ne tel : 034 60 1111                                                                           Cel : 069 55 65 866             ...

Policia , pese ne pranga dhe nje ne kerkim.

Image
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 5 shtetas, 1 shpallet në kërkim dhe procedohen 2 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme. Më datë 12.06.2014,  nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit  Altin  Pelari, vjec 23, banues  në Sheqishte Fier.Arrestimi i tij u bë  për vepr ë n penale  të “Drejtimi i mjetit pa leje drejtimi”,  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse  më datë 12.06.2014, rreth orës 01.00, në lagjen “1 Maji” Fier,  është kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e policies duke drejtuar mjetin e tij autoveturë tip “Volsvagen”A.T.P, pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.  Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier,  për veprime të mëtejshme.       Më datë 12.06.2014,  nga Komisariati I Policisë Fier   u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Dorjan Safet Çela , vj...

Obama: Jo trupa në terren

Image
Presidenti amerikan Barack Obama tha të premten se do të presë disa ditë të shqyrtojë të gjitha opsionet se si SHBA-të do të mund të ndihmojnë Irakun të përballet me kryengritjen e militantëve të ISIS, duke thënë se çfarëdo lloj veprimi do të duhet të përfshijë edhe vet Irakun.  “Shtetet e Bashkuara nuk po marrin parasysh përfshirjen të vetëm në një veprim ushtarak, në mungesë të një plani politik nga irakianët, nëse nuk na japin siguri se ata janë të përgatitur të punojmë së bashku”, tha Obama, duke bërë të qartë se ai nuk do të autorizojë dërgimin e trupave amerikanë në luftë, në Irak. “Nuk do të veprojmë vetëm ne për t’i ndihmuar ata”, shtoi ai. Kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Levant, ISIS apo ISIL, që po shfaqet tashmë në Irak, përbën një rrezikshmëri si për popullin irakian edhe për amerikanët, tha Obama për reporterët në Shtëpinë e Bardhë. “Ky është një problem rajonal dhe mund të rezultojë i tillë për një kohë të gjatë. Ajo që ne duam të bëjmë është...

Bombardues rusë i afrohen Kalifornisë

Image
Avionët luftarakë amerikanë kanë ndërprerë bombardues rusë në brigjet e Alaskës dhe Kalifornisë gjatë këtij muaji, në ato që mund të konsiderohen si incidentet e fundit mes një serie përplasjesh ajrore mbi Paqësor.  Më 4 Qershor, sipas zyrtarëve amerikanë të Mbrojtjes, katër bombardues të distancave të largëta “Tu-95 Bear-H”, të shoqëruar nga një anije çisternë, fluturuan mbi Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore amerikane, një zonë që i kalon 200 miljet nga brigjet e Amerikës së Veriut deri në Alaskë, ku ata hasën pengesën e avionëve luftarakë amerikanë “F-22”. Dy prej bombarduesve rusë u tërhoqën dhe u drejtuan për nga Perëndimi, ndërsa dy të tjerë morën drejtimin për nga Jugu dhe u identifikuan më pas nga avionët luftarakë amerikanë “F-15”, vetëm 50 milje nga brigjet e Kalifornisë. Kapiten Jeff Davis, një zëdhënës i Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, tha se ishte hera e parë që avionët amerikanë kapnin avionë ushtarakë rusë në brigjet e Kalif...

Vrasje me armë zjarri në Durrës

Image
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së shtunës në Durrës, në sektorin "Hekurudha".  Viktima është qëlluar me armë nga disa persona nga një makinë. Mjeti nga i cili është qëlluar viktima është me targa të Kosovës: 01204 KS. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve.

Sa mund të rezistojnë femrat pa seks?

Image
E disa mund të rezistojnë femrat pa kryer marrëdhënie seksuale? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje  revista femërore  gjermane Petra  ka zhvilluar një sondazh  me mbi 1000 femra të moshës 29 -39 vjeç. Në përfundim të sondazhit  dolën këto përfundime: 58% e femrave që morën pjesë në sondazh u përgjigjën se mund të jetonin edhe pa bërë seks. 33% ka pranuar se nuk kanë patur raporte seksuale për 2 vjet rresht, 4% për një vit dhe 27% për 6 muaj.  Sipas  terapistes të seksit Marlene Ann Henning  femrat pas 3 muaj mungese të raporteve seksuale  fillojnë  të shfaqin shenja irritimi, pas 6 muajsh, stres të fortë dhe pas një viti kalojnë në dëshpërim total.

E dini pse meshkujt duhet të kryejnë marrëdhënie 13-20 herë në muaj?

Image
Seksi është diçka më shumë se çastet e shpejta të kënaqësisë, pasi të gjitha të dhënat shkencore tregojnë se marrëdhënia seksuale është ilaçi më i mirë, duke na dhënë shëndet dhe jetëgjatësi. Po ju shfaqim disa arsye për të vizituar dhomën e gjumit më shpesh. Psikologji e mirë, terapi bukurie, terapi lëkure, humbje peshe, forcim muskujsh, rritje atraktiviteti, ulje kolisteroli, gjumë të mirë, qarkullim gjaku. Studimet e bëra treguan se nëse një mashkull bën seks 13-20 herë në muaj mundësia e rrezikut për shfaqjen e kancerit të prostatit është 14% më pak se ata që kryejnë seks 7 herë në muaj.

Femrat nga 31-45 vjeç janë vullkan në seks

Image
Shkencëtarët e Qendrës Universitare të Chakensak në New Jersey SHBA, pas një studimi, ku morën pjesë mbi 500 gra kanë arritur në një konkluzion lidhur me seksin. Shumë meshkuj kur shohin një femër të bukur mendja direkt i shkon se si do të jetë ajo në shtrat. Por pavarësisht se si ajo duket, mosha ka një rëndësi të madhe e të qënit vullkan në një mardhënie seksuale. Ndaj dhe studimi ka treguar se femrat midis moshës 31-45 vjeçare është seksualisht aktive dhe shijon më shumë marrëdhëniet seksuale.

Kroacia step Brazilin, jo arbitrin dhe Nejmar

Image
Verdikti final nuk është skandaloz, por e vërteta është që Brazili pa ndihmën e arbitrit Nishimura dukej e vështirë që ta fitonte ndeshjen. Një penallti e dyshimtë për pak, por inekzistente për pjesën më të madhe të sportdashësve ndryshon fatin e një takimi që po projektohej drejt një barazimi 1-1 deri në mesin e pjesës së dytë, ndonëse në fund tabela elektronike do të tregonte shifrat finale 3-1. “Seleçao” e nis me fitore Kupën e Botës në shtëpi, por nga ana tjetër kroatët protestojnë me të drejtë, ndonëse me lojën e djeshme vendi i dytë për ta nuk duket një vegim, por një objektiv më se i mundshëm. Për sa i përket Brazilit, Nejmar shkëlqen, edhe Oskar gjithashtu, por për sa i përket organizimit në fushë, trajneri Skolari e ka kuptuar qartë se ka ende shumë gjëra për të kolauduar në formacionin e tij. BRAZIL-KROACI  3-1 GOLAT: Nejmar 29′, 71′ (p), Oskar 91′ / Marselo 11′ (a) BRAZILI (4-2-3-1) Hulio Sezar; Daniel Alvesh, Tiago Silva, David Luiz, Marselo; Paulinjo (63′ Hernane...

Amazona, “capoeira” dhe Xhenifer Lopez, spektakli zgjat 25′

Image
Një festë me ngjyra dhe tinguj mbi kaosin e shpërthyer pak orë më parë vetëm qindra metra larg stadiumit. Edicioni i 20-të i Kupës së Botës u hap zyrtarisht me ceremoninë inauguruese të stadiumit “Arena de Sao Paulo”. Një ceremoni e shkurtër, që zgjati aq sa ishte paralajmëruar 25 minuta, sepse protokolli u ripa edhe një herë pas vërshëllimave që presidentja braziliane, Dilma Rousef, dhe numri 1 i FIFA,- s, Sep Blater, dëgjonin 1 vit më parë në Brazilia, gjatë ceremoninë hapëse të Kupës së Konfederatave. U eliminuan fjalimet e shefes së qeverisë së vendit organizator dhe atij të qeverisë së futbollit për shkak të kontestimeve. Shou -  Në qendër të stadiumit, skena e spektaklit të animuar nga 660 figurantë dhe një dritare simbolike për t’u treguar spektatorëve që e ndiqnin nga ekrani, kulturën dhe historinë e Brazilit. Simboli i parë ishte përshkrimi i natyrës që karakterizon Brazilin: deti, lumenjtë dhe Pylli i Amazonës. Pastaj një seksion i dedikuar popujve që përbëjnë vendin, ...

Mish keci me karcof dhe patate

Image
Mish keci me karcof dhe patate- Perberesit – 1 kg mish keci – 3 karcof – 1/2 qepe – 1 tufez – 2 dl leng – 1/2 limon – vaj ulliri – kripe, piper Pergatitja Qeroni qepen dhe grijeni holle, me pas skuqeni ne nje tigan me vaj, bashkoni mishin e kecit dhe skuqeni per disa minuta me zjarr te mesem, kriposini dhe aromatizojini me piper, mbulojini me kapak dhe lerii ne zjarre te vogel dhe vazhdoni me skuqjen dhe per 20 minuta, duke i kthyer here pas here mishin. Pastroni karcofet dhe pritini ne feta, me pas hidhini ne nje ene me uje me disa pika limon, me pas kullojini dhe bashkojini me mishin e kecit, dhe lagini me leng vegjetal, lerini ne zjarre dhe per 10 minuta. Qeroni patatet, lajini dhe pritini ne feta shume te holla. Aromatizoni mishin me trumze dhe me pas vereni ne nje tepsi me pak vaj. Mbulojeni mishin me patate dhe rregullijini me kripe dhe piper, futeni ne furre me 180′C per 20 minuta. Lereni ne qetesi per disa minuta para se ta sherbeni.  Burimi: Ikub

Të lindësh binjakë, disa fakte që si kishit dëgjuar më parë

Image
Të lindësh binjakë, disa fakte që si kishit dëgjuar më parë-Binjakët mund t’i kenë etërit e ndryshëm biologjik -Qentë nuhatës të kualifikuar mund të tregojnë diferencën midis binjakeve identik -Binjakët e ndarë mund të jetojnë në mënyrë të frikshme jo natyrale -Gratë që lindin binjakë jetojnë më gjatë -Femrat e gjata kanë më shumë mundësin për të pasur binjakë -Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në barkun e nënës -Disa binjak të bashkuar mund të dëgjojnë mendimet e njëri-tjetrit dhe të shohin me sytë e njëri-tjetrit -Norma më e lartë e lindjeve të binjakëve është në Afrikën Qendrore -Shanset për të pasur binjak është shumë më e lartë se sa ajo që ishte 30 vjet më parë -Trupi i një nëne rregullon në mënyrë unike binjakët -Binjakët identik nuk i kanë shenjat e gishtave identik -Gati gjysma e binjakeve shpikin gjuhën e tyre  BurimI: Ikub

Në formë për plazh? Filloni që tani

Image
Në formë për plazh? Filloni që tani  Dielli po shkëlqen dhe kemi filluar veshjet verore. Dëshira si gjithmonë, e njëjta: “Të kemi disa kilogram më pak dhe të dukemi shumë elegante dhe të reja përgjithmonë”. Kështu, është koha ta mendojmë seriozisht largimin e tyre. Por, si dhe çfarë duhet të bëjmë? Disa sugjerime ekspertësh do të na ndihmojnë të gjejmë rrugën e duhur. Por, duhet filluar që tani… Kalori të shëndetshme Vaktet e vogla të ndërmjetme janë shumë të mira. Frutat e thata si lajthitë apo bajamet, disa biskota të vogla, janë gjëra që kanë pak kalori dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Por, mos harroni: keni marrë dhe kalori të shëndetshme. Mos kapërceni vaktet Shumë njerëz rrimë pjesën më të madhe të kohës pa ngrënë, me mendimin se në këtë mënyrë kur të dalin në plazh do të duken bukur dhe për më tepër elegantë. Ky është një gabim shumë i madh. Në vend të largimit të kileve rrezikojmë të fitojmë disa më shumë. Kjo pasi organizmi i uritur do kërkojë të ...

Shpërthejnë bastet/ Kuotat: Brazil 4, Argjentina 5, Spanja 6, Gjermania 7.5……….Italia asnjë shans…..

Image
Me Botërorin në prag, kompanitë e basteve kanë publikuar edhe koeficientët për sa u përket skuadrave favorite për të triumfuar në Kupën e Botës. Për ata që në lojë vënë paratë, është vendi organizator, Brazili, kombëtarja favorite për të fituar Botërorin. Menjëherë pas “Seleçaos” qëndron Argjentina, ndërsa vetëm në vend të tretë qëndrojnë kampionët në fuqi të Spanjës, që ndiqen nga Gjermania. Kompania britanike “Betfair” e kuoton me koeficientin 4 triumfin e 5 herë kampionëve të Botës për këtë event. Pra, e thënë në gjuhën e bastexhinjve, nëse vendos bast 1 euro për triumfin e Brazilit, fiton 4 euro. Me koeficientin 5 kuotohet suksesi i Argjentinës, ndërsa respektivisht me 6 dhe 7.5 koutohen Spanja dhe Gjermania. Të njëjtat kuota ofron edhe kompania tjetër britanike “Bet365′′, me ndryshimin e vetëm, se e vlerësojnë me koeficientin 7 mbrojtjen e titullit nga përfaqësuesja “La Roja”. Përveç kuotave se cila përfaqësuese do të triumfojë në Botëror, kompanitë kryesore të basteve në bo...

Irisin e vramë ne, ju, dhe të gjithë ata që e lanë vetëm

Image
Albertina Jaçe * Irisi ishte shoqja jonë, studente e fakultetit ekonomik. Nuk ishim mikesha dhe as në shoqërinë e njëra tjetrës. Fatkeqësisht ajo u bë e afërt për ne, kur bëri gjëmën ndaj vetes. Pasi ndodhi, të gjithë filluam të kujtojmë si e njihnim, me kë rrinte, cfarë bënte? Ajo ishte studente si ne, kishte provime si ne, kishte drama të vogla dhe probleme të zgjidhëshme dhe të pazgjidhëshme si ne. Por të gjitha këto ne i marrim tani me mendtë, pasi ato i dinte vetëm ajo. E sigurt është se ishte nën një presion psikologjik, dhe në një moment të errët, në një akt revoltues ndaj veshëve që nuk e dëgjonin dhe syve që nuk e shikonin, ajo zgjodhi një vend të famshëm në Tiranë, për ti dhënë fund jetës, me shpresë se do të mbahej mend së paku nga akti dhe vendi që zgjodhi. Dikush thote se e beri per shkak te provimeve , dikush per probleme familjare , shume thone per ‘te dashurin’. Ka edhe nga ata ,qe hiqen si me te afërm me te , edhe thonë që iu mblodhën te gjitha bash...

Chris Brown feston lirimin nga burgu me aktore porno

Image
Chris Brown ka festuar pas lirimit nga burgu ku ndenji per 100 dite. Kengetari Brown shoqërohej nga e dashura e tij Karrueche Tran, miq të tij si dhe nga yjet e filmave erotikë. Fotot janë publikuar në Instragram ku Chris ishte duke kaluar mjaft mirë dhe duket se i kishte hedhur pas ditët e burgut. Të ftuar vip në këtë festë ishin edhe emra si T Pain, Tyga, Amber Rose, Akon etj.

Si ti mbijetojme nje ataku kardiak kur jemi vetem!

Image
Ka shumë raste të sulmit në zemër tek personat, e që në atë moment kanë qenë të vetëmuar. Zemra fillon te rrahë në mënyrë jo të rregullt dhe viktima fillonë të zbehet, ka vetëm rreth 10 sekonda për të reaguar para humbjes së vetëdijes. Megjithatë, këto viktima mund të ndihmojnë veten e tyre duke u kollitur në mënyrë të vazhdueshme dhe shumë fuqishëm. Një frymëmarrje e thellë duhet të merret para çdo kollitje, kollitja duhet të jetë e thellë dhe e zgjatur si kur deshirojmë te nxjerrim dicka nga thellesia e kraharorit. Një frymëmarrje dhe një kollë duhet të përsëritet për çdo dy sekonda derisa zemra të ndihet me e stabilizuar. Frymëmarrja e thellë e merr oksigjenin në mushkëri dhe lëvizjet e kollitjes e shtrydhin zemrën për ta mbajtur gjakun në qarkullim. Tregojuni sa më shumë njerëzëve të jetë e mundur në lidhje me këtë. Ajo mund të shpëtojë jetën e tyre! Një kardiolog thotë se nëse gjithkush që e sheh këtë post e ndan atë në 10 njerëz, ju mund të shpëtoni të paktën një jetë ..

Frutat me te mira kundra diabetit

Image
Diabeti është sëmundje autoimune tek e cila personi ka nivel të lartë të sheqerit në gjak sepse trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës ose sepse qelizat nuk reagojnë në insulinën e prodhuar. Ushqimi me pak sheqer dhe yndyra ndonjëherë mund të shkurtojë kënaqësi të shumta. Ekspertët një kohë kanë konsideruar që diabetikët nuk duhen të hanë fruta, por dëshmitë e sotme sugjerojnë të kundërtën. Ekspertët theksojnë se si frutat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit te diabetikët. Mollët Molla është zgjedhje e shkëlqyeshme për diabetikët. Përmban pak kalori, ndërsa nxit trupin për të djegur kaloritë tjera. Është burim i pasur i pektinës, e cila ka veçori antioksiduese, çka redukton nivelin e radikaleve të lira dhe rrezikun për të krijuar sëmundje të ndryshme. Manaferrat Frutat si manaferrat përmbajnë antocianine, të cilat i japin ngjyrën e kuqe dhe nxisin lirimin e insulinës, rregullojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës. Grejpi Mund të ...

Nje 23-vjecare hidhet nga kati i 16 i Sky Tower

Image
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë 22-vjeçare ka humbur jetën, pasi është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Mësohet se vajza është identifikuar si Irisi Belba 22 vjeç, me origjinë nga Fieri, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Fotoja e viktimës e marrë nga profili i saj në Facebook Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se vajza ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë, në një nga lokalet që ndodhen në katet e larta të pallatit. Sipas dëshmitarëve, vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Momentalisht ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me të në lokal. Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të godinës ‘Sky Tower’, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Fiks Fare” hyn në Lazarat

Image
Emisioni “Fiks Fare” ka sjellë mbremjen e së hënës pamje nga ajo çfarë ndodh aktualisht në Lazarat, në një kohë kur policia zhvillon fushata sensibilizuese me banorët e këtij fshati që të mos mbjellin më kanabis.  Në fusha mbjellja e hashashit nuk ka filluar ende, por banorët kanë mbjellë tashmë farën e re nëpër vazo lulesh, ose në kubikë të vegjël nëpër gota plastike, të cilat i mbajnë në oborret e shtëpive. Ndërkohë që vetë banorët tregojnë se kanë ende hashash nga prodhimi i një viti më parë pa e shitur. Çmimi varion nga 250 deri në 300 euro për kilogramë. Madje, banorët tregojnë se gjatë gjithë dimrit fëmijët e tyre kanë fjetur me thasët e hashashit në dhomë. / Top Channel

Grupi punk “Lazarat”

Image
Ky është grupi Lazarat. Pankerët nga qyteti i Novi Sadit në Serbi kanë vendosur që grupi i tyre të mbajë emrin e fshatit në jug të Shqipërisë, që është i njohur për rritjen e marihuanës.  Në një zonë alternative mblidhen shpesh për të bërë muzikë. Në mënyrë ilegale, në formë anarkie, ata thyejnë çdo kufi. Bluzat e grupit mbajnë flamurin shqiptar. Deri tani kanë bërë mjaft fansa dhe marrin pjesë edhe në koncerte të mëdha. Një pjesë nuk duan të identifikohen, por nuk përtojnë të prekin pikat më të ndjeshme. “Ne kemi zero për qind gjuhë politikisht korrekte. Nuk merremi me të drejtat e shqiptarëve apo gjëra të tilla. Është thjesht një provokim dhe asgjë tjetër”, thotë kitaristi i grupit. “Si provokim nuk mbështesim asnjerën palë, thjesht luajmë me ikonografinë dhe besojmë se as ajo shqiptare, por as serbe në këtë kuptim nuk janë të shenjta”, thotë bateristi Nebojsha Cato. Në marrëdhëniet e tensionuara mes shqiptarëve dhe serbëve grupi me emrin kontrovers dhe logon e tij shkon p...

Fund torturës, ja si të mbrojmë sytë

Image
Shpesh nuk mendojmë se çfarë dëmi mund ti shkaktojmë  syve tanë duke qëndruar për orë të tëra para kompjuterit, ose kur shmangim  syzet  qetësuese.  Mjekët na këshillojnë që të zbatojmë me përpikmëri disa hapa, që sytë tanë të jenë më të freskët. Ajo çka është trumbetuar shumë janë  syzet  e diellit. E rëndësishme mbetet fakti që ne të investojmë për një palë syze dielli cilësore, të cilat bllokojnë rrezet UVA dhe UVB.  Një tjetër faktor madhor është edhe lënia e duhanit. Ne duhet të përdorim një zbutës për hidratim. Sipas mjekëve, një krem me vitaminë A, do të ishte një alternativë e mirë. Kremi ndihmon në mënjanimin e rrudhave dhe minimizon ato që tashmë janë krijuar.  Shpesh vëjmë re se poshtë  syve  janë krijuar të ashtëquajtura  qeska . Sytë me qeska  poshtë mund të ulen duke aplikuar disa feta kastraveci ose paketa çaji të freskëta. /albeu.com/