Shqipëria dhe Gjermania do të përballen mes tyre në stadiumin "Elbasan Arena" por këtë herë në një ndeshje miqësore dhe të luajtur jo nga futbollistët aktualë por nga ish-lojtarët e viteve '90 të të dyja Kombëtareve.
Ndeshja do të zhvillohet më 7 maj në "Elbasan Arena" ora 18:00.
Në përbërjen e ekipit gjerman mendohet se mund të jetë edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans-Peter Briegel së bashku me RudiVoller, Fredi Bobiç etj.
Shqipëria ka një kujtim të bukur ndaj gjermanëve pasi arriti t’ju merte një barazim historik 0-0, më 17 dhjetor 1967 në "Qemal Stafa" e që solli moskualifikimin e gjermanëve në finalet e "Euro 1968".
Ende nuk është vendosur përfundimisht se kush do të jetë përbërja e plotë e skuadrës kuqezi në këtë takim miqësor por nga sa mësohet do të jenë emrat më të dëgjuar të futbollit shqiptar të atyre viteve si Demollari, Josa, Shulku dhe plot të tjerë .
Njoftimi - Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqesisë Shqipëri-Gjermani Taulant Balla, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Federaten Gjermane të Futbollit organizojnë më datë 7 Maj 2015, ora 18.00, në "ElbasanArena" ndeshjen e yjeve ndërmjet Shqiperisë dhe Gjermanisë.
Kush i mban mend Rudi Voller, Fredi Bobiç, Jens Novotni, Michael Schulz apo Sulejman Demollarin, Ilir Shulkun, Mirel Josën etj, mund t’i shohë live në këtë festë të futbollit shqiptaro-gjerman. /albeu.com/