Big Brother Albania 8 : Ledioni mbyll zyrtarisht televotimin dhe fton Fatjonin në dhomën e rrëfimit dhe aty e fton të shohë një klip. Në të shfaqet Fatjoni mes vajzave të shtëpisë dhe disa herë përmendet fjala “zemër” ku ai u drejtohet vajzave të ndryshme.
Në klip shfaqet fillimisht Zaida duke i bërë masazh dhe më pas duke e përqafuar e puthur Fatjonin dhe pas saj është Tea “zemra e Fatjonit. Më pas në klip është Xhensila e së fundmi Alba. Kundrejt të gjitha vajzave të sipërpërmendura, Fatjoni ka pasur një afrimitet, të cilin më pas ai e shpjegon si lojë nga ana e tyre, por edhe lojë e tij.
Pas klipit Fatjoni sqaron marrëdhënien e tij me vajzat, ku veçon Xhensilën, për të cilën thotë se ka një lloj tërheqje reale dhe përtej lojës, nuk përjashton mundësinë e një lidhjeje me të. I pyetur se përse është afruar me Albën Fatjoni përgjigjet “sepse Albës i pëlqen të bëjë joshësen me djemtë dhe dua të shoh reagimin e Diedonit”.
Mes batutave dhe të qeshurave Fatjoni rikthehet në dhomën e ndenjies, por banorët e tjerë nuk dinë asgjë për atë që ai pa në dhomën e rrëfimit.