Portal Lajmesh | Mallakaster

Rikthehemi se shpejti

Mallakastra.al po ndertohet nga e para - nje portal i ri per lajmet dhe zhvillimet e rajonit. Do te kthehemi me dicka ndryshe.

Deri ne lancim
00Dite
/
00Ore
/
00Min
/
00Sek
Klikoni linkun per me shume ->

Header Ads

Mediat britanike: Rita Ora, nga refugjate, milionere dhe mbretëreshë e muzikës

Të jesh Rita Ora nuk është e lehtë. Vetëm gjatë 12 muajve të fundit ajo ka fluturuar 130 mijë milje nëpër botë për të realizuar koncerte e deri te fotografitë për revistat e famshme. Kështu e nis shkrimin gazeta britanike “Mirror” për yllin shqiptar që po shijon sukseset në industrinë e showbizit.
 
Shoqëria e saj ka thënë se Rita e ka një të përbashkët me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher: Flenë vetëm pesë orë. Kjo tregon se sa e çmon kohën e saj, transmeton Koha.net.
“Mirror” shkruan se Rita u largua nga Kosova drejt Londrës kur ishte vetëm njëvjeçare. Në këtë kohë familja e saj si refugjate mezi po mbijetonte në kulturës së re. 
Por shumë shpejt ajo u adoptua me jetën në Britani të Madhe, duke u bërë kështu njëra prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit. Bashkëpunimi i saj me reperin amerikan Jay-Z ia hapi dyert drejt sukseseve në muzikë dhe film.
Sonte është nata finale e spektaklit “The Voice of UK”, ku Rita zëvendësoi këngëtaren Kylie Minogue. Që nga kjo kohë ajo është bërë ylli i padiskutuar i këtij spektakli.
Para se të shfaqej në filmin e shumëpërfolur “Fifty Shades of Grey”, Rita realizoi një mori reklamash për kompanitë e modës siç janë Donna Karan, Roberto Cavalli, Marks & Spencer dhe Calvin Klein, ndërsa firma Adidas ia mundësoi që të dizajnonte veshje vetë.
Kompania e saj Ora Multi Services pritet të ketë 5 milionë aset ndërsa Rita raportohet se vetëm gjatë vitit 2014 ka fituar hiç më pak se 30 milionë funte. Të gjitha këto vetëm në moshën 24-vjeçare. /Telegrafi

Powered by Blogger.