Fshatarët e Madhya Pradesh, shteti qëndror i Indisë, nisën traditën e tyre shekullore të shpimit të trupit, pasi ata besojnë se kjo i ndihmon të kurojnë sëmundjen e lisë.
Lia është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila vjen si pasojë e infeksionit të virusit Varicela Zoster. Të prekurit me li kanë një lëkurë të mbushur me pika të kuqe dhe në rastin më të keq janë si bulëza me ujë.
Ky ritual kryhet çdo vit në “Hanuman Jayanti”, e cila shënon përvjetorin e lindjes së perëndisë Hindu.
Fshatarët në rrethin Betül nisën shpimin e trupit me hënë të plotë në muajin që ata e quajnë Chaitra dhe që zakonisht bie në fund të marsit, ose fillim të prillit.
Roop Rao thotë me shumë krenari dhe pompozitet se ky ritual e ka mbrojtur familjen e tij nga sëmundjet.
Në ritual burrat kërcejnë në prani të anëtarëve të moshuar të fshatit.
“Kjo është një traditë e vjetër e ndjekur nga paraardhësit tanë. Kuron gjitha llojet e sëmundjeve, por kryesisht linë. Në fshat ka njerëz të moshuar me shenjat e lisë në portret, kështu që mund të kurohen”, thotë një tjetër banor i fshatit.
India është një vend me shumëllojshmëri besimesh dhe njerëzit supersticioz janë të shumtë në numër.
Shumë prej tyre ndjekin ende praktika zakonore si rrëzimi i bebeve, ekzorcizmi martesor, martesa e bretkosave etj.