Hamilton e nis me fitore, triumfon në Melbourne



Melbourne në shenjën eMercedesit dhe Lewis Hamiltonqë bën të vetën garën e parë të sezonit, ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë me atë sukses që i hapi rrugën ekipit nga Stuttgarti për të nisur një sezon dominues në Formula 1.


Viti 2015 dhe e njëjta histori përsëritet në Australi ku britaniku la pas shokun e skuadrës dhe gjermanin Sebastian Vettel që regjistron pikët e para me makinën e kuqe. Skuadra nga Stuttgarti po bën llogaritë në shtëpinë e saj sepse lufta parashikohet të zhvillohet sërish brenda familjes edhe pse Ferrarijep shenja jete. 

Gjithsesi, në Melbourne dolen në pah problemet e mëdha që ka Formula 1 pasi skuadra Manor nuk mori pjesë në garë, ndërsa Kevin Magnussen pa motorin Honda të McLarenit të tij të shpërthente, ndërsa Red Bull i Daniil Kvyat hasi në probleme të mëdha prandaj 25 % e makinave nuk arritën as të niseshin. /albeu.com/


Rezultatet e Çmimit të Madh të Australisë:

1. Lewis Hamilton (Britain) Mercedes 1:31:54.067
2. Nico Rosberg (Germany) Mercedes +00:01.360
3. Sebastian Vettel (Germany) Ferrari 00:34.523
4. Felipe Massa (Brazil) Williams-Mercedes 00:38.196
5. Felipe Nasr (Brazil) Sauber - Ferrari 01:35.149
6. Daniel Ricciardo (Australia) Red Bull - Renault 1 lap
7. Nico Hulkenberg (Germany) Force India - Mercedes 1 lap
8. Marcus Ericsson (Sweden) Sauber - Ferrari 1 lap
9. Carlos Sainz Jr (Spain) Toro Rosso - Renault 1 lap
10. Sergio Perez (Mexico) Force India - Mercedes 1 lap
11. Jenson Button (Britain) McLaren 2 laps
r. Kimi Raikkonen (Finland) Ferrari 18 laps
r. Max Verstappen (Netherlands) Toro Rosso - Renault 25 laps
r. Romain Grosjean (France) Lotus - Mercedes 58 laps
r. Pastor Maldonado (Venezuela) Lotus - Mercedes 58 laps
r. Daniil Kvyat (Russia) Red Bull - Renault 58 laps
r. Kevin Magnussen (Denmark) McLaren 58 laps
ns. Valtteri Bottas (Finland) Williams-Mercedes
(r = garë e papërfunduar, ns=garë e panisur)
Xhiroja më e shpejtë: Lewis Hamilton,01:30.945, lap 50.