Një avion i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines”, i nisur nga Stambolli drejt Sao Paulos, ka dhënë alarmin për një emergjencë në bord e ka devijuar fluturimin drejt Kazablankës.
Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e linjës ajrore. Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa media ndërkombëtare shkruajnë se në bordin e fluturimit TK15 ka pasur një kërcënim për bombë.
Lënda eksplozive thuhej të ishte vendosur në tualetin e avionit. Një shënim ishte gjetur atje me shkrimin “BOMBË” dhe kaq mjaftoi për të mbjellë panik. Zyra e shtypit e kompanisë në fjalë njoftoi se avioni është ulur pa probleme në Kazablanka të Marokut.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)