Shkenctarët zbulojnë ar në jashtëqitjen e njeriut

Shkenctarët amerikanë pas kërkimeve disavjeçare në impiantet e trajtimit të mbetjeve të kanalizimit, ose siç i quajmë "ujërat e zeza", kanë njoftuar se në këto impiante është zbuluar aq sasi ari sa po të gjendej në një minierë do të ishte e mjaftueshme për t'u nxjerrë.

Rezultatet e kërkimit janë publikuar në një konferencë të Shoqatës së Kimistëve që u mbajt në Denver të SHBA-ve.

Njëri nga autorët e këtij studimi, Dr. Kathleen Smith nga Qendra Gjerologjike amerikane, ka deklaruar se sasia e arit e gjetur në ujërat e zeza tëkanalizimeve është në nivelin minimal që gjendet në miniera, transmeton Albeu.com.

"Po punojmë për të mbledhur metalet që mund të shiten. Këto janë materialet si ari, vanadiumi, bakri dhe paladiumi që përdoren në prodhimin e celularëve, kompjuterave, etj. Këto materiale janë shumë të rëndësishëm në teknologji", ka deklaruar Smith.

Sipas Smith, përveç përfitimeve materiale, ky proces i nxjerrjes së metaleve nga mbetjet e kanalizimeve do të ulte ndjeshëm edhe sasinë e materialeve të dëmshme që derdhen në natyrë.

Sipas një kërkimi të bërë më herët, mbetjet që krijohen gjatë një viti nga 1 milion amerikanë, në rast përpunimi do të nxirrnin metale në vlerë 13 milion dollarë, transmeton Albeu.com.

Sipas kësaj përllogaritjeje, Shqipëria me popullësi rezidente rreth 3 milion banorë, në vit do të përfitonte rreth 50 milionë dollarë nga përpunimi i mbetjeve të ujërave të zeza të kanalizimeve. /albeu.com/