Komisioni i Apelit nuk ka bërë asnjë ndryshim nga vendimi i parë i dhënë nga Komisioni i Disiplinës, i cili penalizoi Shqipërinë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë me rezultatin 3-0.
Po ashtu Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Serbisë, të cilës i hiqen 3 pikët dhe do të luajë dy ndeshje pa tifozë.
Në këtë seancë komisioni i UEFA-s është njohur me pretendimet e palëve që kërkojnë fitoren në tavolinë të takimit.
Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka si dhe përfaqësuesit ligjorë të dy zyrave juridike të kontraktuara nga federate jonë.
Ndërkohë që për palën serbe i pranishëm është sekretari i federatës Lakoviç. Gjatë seancës janë pyetur edhe gjyqtari së bashku me delegatin e UEFA-s.
Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi fitoren e ndeshjes në tavolinë, ndërkohë që ajo serbe kërkoi rizhvillimin e ndeshjes në një fushë asnjëanëse dhe rikthimin e 3 pikëve që iu hoqën nga Disiplina.