Posts

Të rinjtë dhe Twitter-i, dy kahet e kundërta

Image
Sipas një  studimi  të ri ku janë marrë në eksperiment studentë kolegji, të rinjtë nuk besojnë çdo gjë që u serviret në  Twitter .  Studiuesit morën nën vëzhgim të rinjtë dhe arritën në përfundimin se adoleshentët dhe të rinjtë në të 20-at, kanë një “mosbesim të shëndetshëm” ndaj informacionit që lexojnë në  Twitter .  Studimi  i financuar nga  Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, është i pari që hulumton lidhjen midis medias dhe kujtesës false. /albeu.com/

Dy shtetas hetohen ne gjendje te lire nga policia.

Image
Ne 24 oret e fundit blute e policise se fierit po hetojne ne gjendje te lire dy shtetas. Më datë 08.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  F.F., vjec 33, banues në Topojë Fier.Procedimi filloi për veprën penale“Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal, sepse më datë 08.06.2014, ora 11.00, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin në pronësi të tij në në fshatin Shënpjetër, ku ushtronte aktivitet të lojrave të fatit pa liçencë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kompjuter, 2(dy) televizorë.  Materalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme. Më datë 08.06.2014, gjatë natës, në fshatin Darzezë komuna Dermenas Fier, është vjedhur duke hapur dritaren dyqani i  shtetasit A.T., ku janë marrë mallra me vlerë 70.000 lekë. Grupi hetimor kreu veprimet e para ku u gjetën dhe fiksuan gjurmë papil...

Zjarri djeg dy banesa.

Image
Dy banesa,pjesë e një godinë dy katëshe, janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë Ngjarja është rregjistruar në  lagjen "Liri" të qyteti Fier. Godina më parë ka shërbyer si kopësht  fëmijësh, ndërsa  Bashkia ka strehuar atje  familje të pastreha. Zjarri ka shkrumbuar tërësisht shtëpinë e shtetases Liri Lulaj,  e cila ndodhte në katin e pare, ndërsa ka djegur pjesërisht  banesën e shtetases Luljeta Xhafa, e cila banon në katin e dytë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, flakët janë dktuar rreth orës 06 30 të mëngjesit të ditës së Hënë,  fillimisht në katin e parë dhe më pas flakët kanë përpirë edhe katin e dytë të ish kopështit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe forca të policisë së rendit. Këta të fundit kanë evakuar dhe banorët dhe pas një  aksioni, kanë shuar zjarrin. Dëmet janë të konsiderueshme në materiale, fatmirësisht nuk ka lëndime në njërëz. Mendohet paraprakisht se shkak i r...

Vizitoni stadiumet e Kampionatit Botëror me Google Street View

Image
Për informatë, loja e parë e kampionatit botëror është të enjten e ardhshme, me 12 Qershor mes Brazilit dhe Kroacisë. Para se të filloj ngjarja më e madhe në botë në futboll, e keni mundësin të njiheni për se afërmi me dymbëdhjetë stadiume të ndryshme të turneut, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut. Google ka realizuar pamjet me Street View në këto fusha për secilën veçmas.

Gjirafa, motori shqiptar i kërkimit, rival i Google!

Image
Në një intervistë dhënë kohët e fundit për StartupYard, themeluesi i Gjirafa-së, Mërgim Cahani, ka sqaruar në detaje të plota, planet për motorin e parë tw kërkimit nw shqip, Gjirafa.com. Ndwrsa faqja Ameble.com, sjell intervistën e plotë të realizuar nga StartupYard.

Probleme seksuale pothuajse çdo çifti i ndodhin

Image
Edhe çiftet që janë në lidhje të fuqishme dashurie i kanë problemet e tyre seksuale. Të kesh lidhje dashurie nuk do të thotë që seks të mund të bësh gjithmonë, madje edhe të jetë gjithnjë i këndshëm. Problemi më i madh lidhur me këtë është për shkak se çiftet nuk komunikojnë ndërmjet vete lidhur me pakënaqësitë e tyre. Nuk e kënaq partneren siç duhet, mirëpo këtë gjë nuk e di.  – Ai përpiqet, mirëpo disa gjëra partneres thjesht nuk i janë të këndshme. Sikur ta dinte këtë, as që do ta bënte, mirëpo çështja është që nuk e di. Partnerja duhet t’ia sqarojë saktë se çka do ajo. “Meshkujt e kanë zakon që gjatë seksit të përdorin teknikën të cilën e kanë praktikuar me partneret e tjera, mirëpo kjo nuk do të thotë që ajo teknikë është e këndshme edhe për partneren aktuale. Prandaj, nëse nuk i thuhet se çfarë mendon ajo për to, ai do të supozojë se po e kënaq partneren”, shkruan “Cosmopolitan”, transmeton Telegrafi. Libidoja e saj është më e fuqishme se e tij. - Një numër goxha ...

Brazili, kombëtarja më e titulluar në historinë e topit 1

Image
Nëse futbolli është shpikur nga anglezët, Brazili është quajtur djepi i futbollit dhe mbase jo më kot, e ashtuquajtura “Seleçao” është e vetmja kombëtare që nuk ka munguar në asnjë edicion të Kupës së Botës, duke filluar nga viti i largët 1930 dhe mbi të gjitha është përfaqësuesja më e titulluar në botën e topit, me 5 tituj kampionë. Sivjet verdhejeshilët do të mirëpresin turneun më të rëndësishëm në botë të futbollit për të dytën herë në histori, duke iu bashkangjitur edhe katër shteteve të tjera që e mbanin këtë rekord, Meksikës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Golat jubilarë – Në 1/8- at e Botërorit të 2006-s kundër Ganës, Adriano shënoi golin e 200-të brazilian në një Kupë Botë, ndërsa i 100-ti i përkiste legjendës Pele, në finalen e vitit 1970 të fituar kundër Italisë me rezultatin bindës 4-1. Rekorde -  Humbja në Frankfurt kundër Francës, më 1 korrik 2006, në çerekfinalet e Botërorit, i ndërpreu “Seleçaos” një seri rekord prej 11 fitoresh radhazi në një Kupë Bote. Brazil...