Bashkia Mallakastër të dhënat për njësinë para zgjedhjeve lokale 2015

VOTO 2015 Bashkia Mallakastër– Bazuar në hartën e re Administrativo – Territoriale, e cila është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, referuar informacioneve zyrtare të njësisë së realizimit të reformës, Bashkia Mallakastër futet në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të vitit 2015 me këto të dhëna fizike, ekonomiko – financiare, si dhe numrin e popullsisë, si më poshtë:
Bashkia MALLAKASTËR
Popullsia : 27062 banore (Burimi:INSTAT)
Popullsia : 43033 banore (Burimi:Gjendja Civile)
Siperfaqja : 329.19 km2
Reduktim i shpenzimeve administrative (paga dhe të tjera operative) me rreth 35 milionë lekë në vit ose 16% e shpenzimeve totale të kryera nga të gjitha njësitë.
Ulje e shpenzimeve të pagave nga 97 milionë në 64,8 milionë lekë në vit. Shpenzimet e personelit për frymë do të uleshin nga 3584 lekë në 2395 lekë për banor në njësinë e re.
Rritje e buxhetit të investimeve mbi 65% nga 54 milionë në vit në mbi 89 milionë lekë në vit.
Rritje e investimeve për frymë nga 1995 lekë në 3296 lekë çdo vit në njësinë e re.

Burimi: http://gis.ceshtjetvendore.gov.al/