Posts

Showing posts from March, 2015

Facebook ka një surprizë

Image
Për të lexuar lajme në Facebook nuk do të jetë më e nevojshme të klikosh mbi linkat e hedhura aty nga vetë gazetat. Zuckerberg dhe skuadra e tij ka ndërmend të çojë përpara një projekt që do të lejojë titujt e gazetave të publikohen direkt mbi rrjetin social. Dhe janë disa botues që kanë nënshkruar një marrëveshje me kolosin mediatik e cila mund të materializohet në muajt në vazhdim. Këtu përfshihen disa botues të mëdhenj si National Geographic, Buzzfeed dhe Neë York Times. Dhe pikërisht në këtë të fundit shkruhet se “Artikujt në Facebook përmbajnë link­e të cilat kur klikohen të dërgojnë direkt në faqen e gazetës që ka bërë postimin. Përgjithësisht kjo kohë është rreth 8 sekonda, pra shumë e gjatë, veçanërisht kur flasim për dispozitivët mobile, ku edhe milisekondat kanë vlerë”. Pra duket sikur fjalët kyçe në këtë projekt janë “koha” dhe “shpejtësia”. Por këtu duhet shtuar edhe një tjetër parametër që është “fitimi”. Në rrjet do te garantohet edhe një hapësirë për të sig...

Reagon Tuna: “Cozmani mua më rreh veç zogun”

Image
Këngëtarja e hiteve me zogun ka reaguar pas lajmit të publikuar në indeksonline, sipas të cilit nga një zënke me partnerin e saj Cozman, ajo ka mbetur me sy të nxirë. Tuna ka ironizuar përmes një postimi në tëitter duke thënë se Cozman i rreh vetëm zogun Tunës, ndërsa ka dhënë një mesazh edhe për ata që skanë njeri që t’i rrahë zogun. Burimi : lapsi.al

Ulje e detyruar e një avioni të Turkish Airlines, alarm për bombë

Image
Një avion i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines”, i nisur nga Stambolli drejt Sao Paulos, ka dhënë alarmin për një emergjencë në bord e ka devijuar fluturimin drejt Kazablankës.  Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e linjës ajrore. Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa media ndërkombëtare shkruajnë se në bordin e fluturimit TK15 ka pasur një kërcënim për bombë.  Lënda eksplozive thuhej të ishte vendosur në tualetin e avionit. Një shënim ishte gjetur atje me shkrimin “BOMBË” dhe kaq  mjaftoi për të mbjellë panik.   Zyra e shtypit e kompanisë në fjalë njoftoi se avioni është ulur pa probleme në Kazablanka të Marokut.  Redaksia Online (g.f/Shqiptarja.com) 

Mustafa në interpelancë për 100 ditët e para të punës së qeverisë -

Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të ballafaqohet sërish me opozitën në Kuvend. Kësaj radhe, ai është ftuar këtë të enjte më 2 prill, në debat rreth 100 ditëve të para të punës së qeverisë që drejton. Edhe këtë herë, interpelanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se interpelanca e kryeministrit Mustafa do të mbahet më 2 prill, pas orës 14:00, pasi  të njëjtën ditë, gjatë paraditës do të ketë vazhdim të seancës nga java e  kaluar.  Së fundit, Mustafa është përballur me opozitën edhe në lidhje me nismën për amandamentimin e Kushtetutës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Redaksia Online (g.f/Shqiptarja.com) 

Kandidatët për Bashkitë, Rama nis konsultat me deputetët e qarqeve

Image
TIRANE -  Dy aleatët në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta premtuan se në 1 prill, ditë simbolike kjo kur dy vjet më parë firmosën koalicionin PS-LSI, do të dilnin në publik me emrat e kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet e 21 Qershorit. Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga kjo datë, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet intensive me deputetët e qarqeve me në fokus konsultat për emrat final të kandidatëve për Bashkitë.  Kryesocialisti Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dy partitë më të mëdha në koalicionin qeverisës, kanë ndarë - tashmë bashkitë ku do të kenë kandidatët e tyre, por jo emrat. Kandidati që pritet me interes të lartë të mësohet është pikërisht emri për Bashkinë e Tiranës, të cilin Partia Socialiste ende nuk e ka zbuluar. Ora 15:45  Peleshi: Sotiraq Filo kandidati i PS-së për Korçë Ora 15:00  Rama takon deputetët e qarkut Vlorë Ora 13:25  Mbaron mbledhja e grupit, Peza: Nuk folëm për kandidatët, por jemi njoftuar për takimin...

5 mënyrat në të cilat periodat shkatërrojnë lëkurën tuaj -

Image
Të jesh femër ka padyshim anët e saj më të bukura, por çdo femër është ankuar të paktën një herë në jetë rreth periudhës së periodave. Me shumë gjasa, femrat ankohen çdo muaj. Sikur gjatë kësaj periudhe të mos mjaftonin dhimbjet menstruale, fryrjet e barkut, një gjë tjetër që sjellin periodat janë ndryshimet në lëkurë. Hormonet e dëmtojnë shumë lëkurën e femrave gjatë muajit të periodave dhe çfarëdolloj simptome të keni, lëkura nuk duket në gjendje të mirë. Kështu që kjo listë e gjërave që mund ti ndodhin lëkurës suaj prej ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual, është tepër e nevojshme.  1. Puçrra në fytyrë (Akne) Sipas një kërkimi në fushën e dermatologjisë, 63% e puçrave shfaqen gjatë ciklit menstrual. Kjo zakonisht fillon 7 deri në 10 ditë para fillimit të një periudhe. Ky lloj i puçrrave të fytyrës nuk është një çështje e higjenës, por vjen nga nivelet hormonale që zhvendosen gjatë ciklit menstrual. Në këtë pikë, niveli i testosteronit është më i lartë se estrogjeni dh...

SHQIPËRI 2:1 ARMENI

Image
SHQIPËRI 2:1 ARMENI   Formacionet   1. Berisha 4. Hysaj 7. Agolli 15. Mavraj 5. Cana (K) 9. Memushaj (Lenjani) 13. Kukeli 14. Xhaka 22. Abrashi (Gashi) 16. Cikalleshi 21. Roshi (Salihi)   1. Berezovski (K) 2. Andonyan 5. Arzumanyan 20. Hayrapetyan 7. Artur Edigaryan (Korian) 8. Pizzelli 10. Ghazaryan 19. Hambartsumyan 14. Movsisyan 18. Mkhitaryan 22. Manucharyan (Hovhannisyan)       Komenti PERFUNDON TAKIMI!!! SHQIPERIA FITON 2-1 DHE SHKON NE VEND TE PARE TE GRUPIT I ME 7 PIKE, AQ SA DANIMARKA. MAVRAJ DHE GASHI AUTORET E GOLAVE PER KUQEZINJTE. 91' - Cikalleshi  ndeshkohet me karton te verdhe. 3 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i katert 90' - Armenia prane golit te barazimit. Andonyan godet shtyllen me porten e boshatisur pas zhvillimeve te nje goditjeje kendi 84' - Kukeli  ndeshkohet me karton te verdhe. Ne aksionin pasardhes ndeshkohet edhe armeni  Arzumanyan 83' - Zevendesim per Armenine. Largohet Edigaryan, zevendesohet nga ...

Shkenctarët zbulojnë ar në jashtëqitjen e njeriut

Image
Shkenctarët amerikanë pas kërkimeve disavjeçare në impiantet e trajtimit të mbetjeve të kanalizimit, ose siç i quajmë "ujërat e  zeza ", kanë njoftuar se në këto impiante është zbuluar aq sasi ari sa po të gjendej në një minierë do të ishte e mjaftueshme për t'u nxjerrë. Rezultatet e kërkimit janë publikuar në një konferencë të Shoqatës së Kimistëve që u mbajt në Denver të SHBA-ve. Njëri nga autorët e këtij studimi, Dr. Kathleen  Smith  nga Qendra Gjerologjike  amerikane , ka deklaruar se sasia e arit e gjetur në ujërat e  zeza  të kanalizimeve  është në nivelin minimal që gjendet në miniera, transmeton Albeu.com. "Po punojmë për të mbledhur metalet që mund të shiten. Këto janë materialet si ari, vanadiumi, bakri dhe paladiumi që përdoren në prodhimin e celularëve, kompjuterave, etj. Këto materiale janë shumë të rëndësishëm në teknologji", ka deklaruar  Smith . Sipas  Smith , përveç përfitimeve materiale, ky proces i nxjerrjes së metaleve ...

Ndryshon ora? Ja çfarë përfitojmë

Image
Javën e fundit të marsit ndryshon ora dhe me nisjen e pranverës, akrepat çdokujt, në çdo shtet dhe cep të botës, do të spostohen me një orë përpara. Normalisht, atë natë të gjithë do të flenë më pak, por mos u shqetësoni pasi përfitimet për shëndetin do të jenë të shumta.  Zgjatet dita Çdokujt do të ketë mundësinë të shijojë më shumë dritën e  diellit , gjë e cila iu kthen buzëqeshjen njerëzve, në pjesën më të madhe të rasteve. Drita e  diellit  i mbush njerëzit me energji, nxit dëshirën për të dalë në ambiente të hapura dhe njëkohësisht, në pranverë, ndihmon që mushkëritë të mbushen me ajër të pastër. Si të rregulloni orën biologjike dhe ta përshtasni me atë kronologjike (të ambientit) Mundohuni që veprimet e përditshme t’i kryeni në mënyrë të ngadaltë dhe merrni të gjithë kohën që ju duhet për të përfunduar një punë. Mundohuni të qetësoheni disa herë gjatë ditës. Dëgjoni trupin Jeni pjesë e atij grupi njerëzish që jeni përherë në nxitim dhe nuk arrini kurrë të q...

Parku Arkeologjik i Bylisit, pasuri me vlera të mëdha historike...

Image
Park Arkeologjik, Qytet antik IV para. Krishtit - VI pas Krishtit, Qytet Ilir, 1000m2 mozaik, Parku Arkeologjik Kombëtar i Bylisit gjendet në krahinën e Mallakastrës, në fshatin Hekal. Ky qytet antik i shekullit të IV para Krishtit, ai është i vendosur mbi një kodër që mbizotëronte mbi luginën e Vjosës dhe kontrollonte gjithë territorin deri në grykëderdhjen e saj në Adriatik. Gjithashtu ai kontrollonte edhe detin Jon, ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. Ai ka një lartësi prej 514m mbi nivelin e detit. Menaxhimi, mbrojtja, mirëmbajtja, bashkëpunimi. Institucion shtetëror i varur nga Ministria e Kulturës ( MK ) bashkëpunon me Institutin e Monummenteve te Kulturës( IMK ) dhe Institutin e Arkeologjis ( IA ) si dhe institucione të tjera të trashëgimis kulturore si brenda dhe jashtë vendit.

Mustafa në interpelancë për Gjykatën Speciale, përplaset me Vetëvendosje

Image
Gjykata Speciale qe pritet të formohet së shpejti ka përplasur sërish këtë të enjte deputetët e opozitës me përfaqësuesit e koalicionit qeveritar në Kuvendin e Kosovës.  Në interpelancën me kryeministrin Isa Mustafa, të thirrur nga lëvizja Vetëvendosje, është kërkuar që presidentja Atifete Jahjaga dhe qeveria t’i ndërpresin të gjitha angazhimet për formimin e kësaj gjykate. Vetëvendosje, si nismëtare e interpelancës, ka rekomanduar që Kosova të krijojë mekanizmat e  vetë gjyqësorë për të gjykuar pretendimet për krime lufte, mirëpo rekomandimet e saj nuk morën votat e deputetëve të koalicionit qeveritar. Shefi i grupit parlamentar të VV, Glauk Konjufca ka bërë përgjegjës kryeministrin dhe partitë kosovare që kanë udhëhequr vendin që nga paslufta për krijimin e një gjendjeje të tillë, që ndërkombëtarët të imponojnë krijimin e Gjykatës Speciale. “Unë e di që kryeministri ynë, zoti Mustafa, personalisht nuk ka pasur ndonjë simpati për UÇK-në. Këtë e dimë të gjithë. Mirëpo krye...

Hamilton e nis me fitore, triumfon në Melbourne

Image
Melbourne në shenjën e Mercedes it dhe Lewis  Hamilton që bën të vetën garën e parë të sezonit, ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë me atë sukses që i hapi rrugën ekipit nga Stuttgarti për të nisur një sezon dominues në Formula 1. Viti 2015 dhe e njëjta histori përsëritet në Australi ku britaniku la pas shokun e skuadrës dhe gjermanin Sebastian Vettel që regjistron pikët e para me makinën e kuqe. Skuadra nga Stuttgarti po bën llogaritë në shtëpinë e saj sepse lufta parashikohet të zhvillohet sërish brenda familjes edhe pse  Ferrari jep shenja jete.  Gjithsesi, në Melbourne dolen në pah problemet e mëdha që ka Formula 1 pasi skuadra Manor nuk mori pjesë në garë, ndërsa Kevin Magnussen pa motorin Honda të McLarenit të tij të shpërthente, ndërsa Red Bull i Daniil Kvyat hasi në probleme të mëdha prandaj 25 % e makinave nuk arritën as të niseshin. /albeu.com/ Rezultatet e Çmimit të Madh të Australisë: 1. Lewis  Hamilton  (Britain)  Mercedes  1:31:54.06...