Posts

Showing posts from June, 2015

Bashkia Mallakastër të dhënat për njësinë para zgjedhjeve lokale 2015

Image
VOTO 2015  /  Bashkia Mallakastër – Bazuar në hartën e re Administrativo – Territoriale, e cila është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, referuar informacioneve zyrtare të njësisë së realizimit të reformës, Bashkia Mallakastër futet në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të vitit 2015 me këto të dhëna fizike, ekonomiko – financiare, si dhe numrin e popullsisë, si më poshtë: Bashkia MALLAKASTËR Popullsia : 27062 banore (Burimi:INSTAT) Popullsia : 43033 banore (Burimi:Gjendja Civile) Siperfaqja : 329.19 km2 Reduktim i shpenzimeve administrative (paga dhe të tjera operative) me rreth 35 milionë lekë në vit ose 16% e shpenzimeve totale të kryera nga të gjitha njësitë. Ulje e shpenzimeve të pagave nga 97 milionë në 64,8 milionë lekë në vit. Shpenzimet e personelit për frymë do të uleshin nga 3584 lekë në 2395 lekë për banor në njësinë e re. Rritje e buxhetit të investimeve mbi 65% nga 54 milionë në vit në mbi 89 milionë lekë në vit. Rritje e investimeve për frymë nga...

Mrekullite e gjenerates “5G” per Smartphonet.

Image
Revolucioni i shpallur në rrjetet celulare: teknologjia 5G do t’u mundësojë smartfonëve dhe tabletave të shkëmbejnë të dhëna me shpejtësi, që deri tani për ne është e paimagjinueshme. Në të ardhmen e afërt, rrjetet celulare mund të jenë kaq të shpejtë sa të përballojnë shkarkimin e ekuivalentit të 10 filmave në më pak se një sekondë. Hulumtuesit në Universitetin e Surrey, Angli, pohojnë se kanë arritur shpejtësinë rekord të 1 terrabit për sekondë (Tbps) në eksperimentet e tyre mbi rrjetin e brezit të pestë (5G). Mijëra herë më e shpejtë se rrjeti internet që disponojmë aktualisht në smartfonin tonë. Kalimi nga 4G në 5G Teknologjia aktuale 4G, në teori lejon për të lundruar dhe për të shkëmbyer të dhëna me një shpejtësi deri 100 megabitësh për sekondë (Mbps), edhe pse performanca varet nga një seri parametrash të tjerë. Në laboratorët e Qendrës së 5G Innovation (5GIC) të Surrey kanë “shpartalluar” çdo pritshmëri: vlerësimet më bujare parashikojnë faktin se 5G do të arrinte një ...

Hekurudhat, koncesioni i parë nga Ballshi në Vlorë

Image
Afati për të cilën këto dy linja do të mund të shfrytë- zohen nga privati është 25 vjet. Të gjithë kompanitë që do të jenë të interesuara për këtë koncesion do të duhet që të paraqesin ofertat e tyre brenda datës 20 korrik. Në fakt koncesioni parashikon që kompania e interesuar të investojë në linjë, pra, konkretisht ta rehabilitojë, të bëjë pjesën e operimit, pasi ka fituar të drejtën e shfrytë- zimit të rrjetit.Në dokumentet e saj, Ministria e Transportit përcakton se në total me koncesion do të kalojnë 60 kilometra hekurudhë. Linja e parë hekurudhore Fier-Ballsh, ka një gjatësi 26 kilometra. Fillon nga ndërruesja (devijuesja) përkatëse në linjën kryesore Fier – Vlorë dhe përfundon në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Linja e dytë hekurudhore Fier –Vlorë fillon nga stacioni i udhëtarëve Fier deri në stacionin e udhëtareve Vlorë.Konsiderohet e ndërtuar në një rajon pothuajse fushor, por tepër ranor, që ka krijuar kushte të vështira pune, sidomos në zonën e Vlorë...