Posts

Showing posts from May, 2015

“Bankers” nis dëmshpërblimet në Marinzë. Çmimet i ka përcaktuar pushteti lokal

Image
Kompania “Bankers Petroleum” njoftoi se ka filluar kompensimin e familjeve të prekura nga shpërthimi i gazit në Marinzë. Edhe pse nuk e ka publikuar faturën totale të kompensimit, drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Leonidha Çobo, tha se kompania po i dëmshpërblen familjet sipas vlerave të përcaktuara nga pushteti vendor. “Një komision i ngritur nga Komuna, me miratimin edhe të Prefekturës, ka bërë të mundur vlerësimin e dëmeve. Ministria e Energjisë ka bërë një vlerësim më të detajuar të zonës, ku ka përcaktuar zonën e impaktit. 'Bankers' mori përsipër 100 për qind dëmshpërblimin dhe ne do respektojmë ato që ka nxjerrë raporti për familjet e dëmtuara”, deklaroi Çobo. Paralelisht, “Bankers” pretendon se pasojat mjedisore të shpërthimeve në Marinzë janë afatshkurtra. “Nga të dhënat nga laboratorë të pavarur, brenda dhe jashtë vendit, ky incident ka pasur një dëmtim të përkohshëm në ambjent”, nënvizoi Çobo. Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers” thotë se pas incidentit në Marinz...

Kreditimi i bujqësisë, prezantohet Fondi Kombëtar i Garancisë

Image
Qeveria dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezantuan Fondin Kombëtar të Garancisë në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që synon rritjen e kreditimit në sektorin bujqësor, përmes garancisë së shtetit dhe BERZH-it. “Sipërmarrësit të prodhojnë, të mbështetur prej nesh dhe të mos merren me letrat që duhet të çojnë në bankë. Këtë do ta bëjmë ne dhe ne garantojmë së bashku me BERZH që bankat të kenë një risk minimal, në mos inekzistent. Ndaj, gjithë ato para që keni nëpër arka duhet t’i nxirrni e t’i hidhni në bujqësi, sepse është sektori pa asnjë rrezik”, deklaroi Rama. “Flasim me shifra konkrete për të justifikuar edhe atë bashkëpunim mes jush si financues dhe bankave dhe shtetit shqiptar, për të realizuar financimin e bujqësisë. Nuk bëhet fjalë për dhjetëra milionë, por ndoshta edhe 100 milionë euro për të shndërruar bujqësinë në lokomotivë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare”, tha nga ana tjetër ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.  Përfaqësuesi i BERZH për Shqipërinë, K...

Kryeministri Rama në takime elektorale në Mallakaster dhe Patos

Image
Kryeministri Rama ka vijuar takimet elektorale duke u ndalur në Mallakastër dhe Patos. Ai ka kërkuar mbështetje për kandidatët respektivë në këto bashki, Shyqyri Kapllani dhe Rajmonda Balili. Rama gjithashtu akuzoi demokratët se po zhvillojnë një fushatë pa ide, pa ofruar zgjidhje për problemet e qytetarëve. Fushata e demokratëve i duket Edi Ramës e zbrazur nga idetë. Ndaj, mallakastriotëve, Kryeministri u kërkoi të votojnë për kë ofron një zgjidhje për probleme si cerdhet, kopshtet dhe mbeturinat. Premtoi një ndryshim rrënjësor për Bashkinë e re por për këtë tha se kishte nevojë që mbështetja e elektoratit për kandidatin e majtë të ishte e madhe. Ndërsa në Patos, tregoi se me ndarjen e re elektorale, Bashkia do të jetë dera ku do të mund të qajnë hallin.  Foli edhe për problemet e shkaktuara nga Bankers me nxjerrjen e naftës. Me kompaninë është rënë dakort që kompensimi të jetë në 100% të vlerës së dëmit.  Në Patos, koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” gar...

Shyqo Kapllani per "Bashkine Mallakaster"

Image
Kandidati i Aleances për Shqipërinë Europiane z. Shyqyri Kapllani së bashku me grupin e punës pati një bashkëbisedim me banorët e fshatit Metoh dhe Cfir. Gjatë takimeve u fol për problematikat e ndryshme ku problemi më madhor ngelet rruga. ‪#‎ ShyqyriKapllani‬ ‪#‎ DrejtimiiDuhurPerMallakastren‬

Bylis shpallet kampion i kategorisë së parë, mund Tërbunin 2-0

Image
ELBASAN-  Ekipi i Bylisit është shpallur kampion i kategorisë së parë. Ndeshja Tërbuni-Bylis përfundoi me rezultatin 0-2 ndërsa golat u shënuan nga Mustafaraj në minutën e 58-të dhe Dhrami në minutën e 93-të. Sot, në stadiumin "Elbasan Arena", u zhvillua ndeshja finale midis Tërbunit, fitues në Grupin A dhe Bylisit fitues në Grupin B, për të përcaktuar edhe ekipin kampion të Kategorisë së Parë. Futbollistët pukjanë, të drejtuar nga trajneri Plori, bënë më tepër përpjekje dhe patën më tepër entuziazëm në fushën për ta fituar takimin, por nuk ia arritën. Portieri ballshiot Kaloshi, loja e kujdesshme dhe mbi të gjitha përvoja e futbollistëve ballshiotë, të drejtuar nga trajneri Nenaj, u shpërblyen me fitoren e kësaj finaleje pas golave të shënuar nga Mustafaraj dhe Dhrami, duke e shpallur kështu Bylisin edhe kampion të Kategorisë së Parë. Fitimi i titullit kampion nga ekipi i Bylisit, i jep fund kështu një sezoni tepër të vështirë për ekipin ballshiot, i cili në ...

Vlorë, asgjësohen 105 bimë narkotike

Image
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 2 parcela me rreth 105 bimë narkotike té llojit “kanabis-sativa”. Bima narkotike u zbulua né fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur “Dautaj”. Në zonën e pyllëzuar ishin hapur 2 parcela afër shtratit të lumit Vjosë, në të cilat ishin të kultivuara 105 bime narkotike me lartësi deri ne 20 cm. U bë asgjësimi i bimëve narkotike me djegie. Policia po  punon për identifikimin dhe kapjen e autoréve.

“Eurovision”, Elhaida Dani më “e gjallë” se kurrë; 15 minuta për të votuar 26-n

Image
Elhaida Dani ka shkëlqyer më shumë se kurrë në natën finale të “Eurovision”-it, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë, teksa ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngën e titulluar “I’m Alive”. Performanca e saj ka qenë tejet pozitive, duke treguar edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm vokal të saj, ashtu siç bënte pak vite më parë edhe në “The Voice of Italy”. Interpretimet tashmë kanë përfunduar, ndërkohë që janë vetëm 15 minutat në dispozicion të teleshikuesve anembanë botës ku gjenden shtetas me kombësi europiane, për të votuar për këngën e tyre të preferuar. Sigurisht, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe shqiptarët kudo ndodhen, nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Italia, Austria, Zvicra, Belgjika, Holanda, vendet nordike, apo kudo ndodhen të shpërndarë, sigurisht duke votuar për numrin 26 të Elhaida Danit. Pas kësaj periudhe kohore 15-minutëshe do të nisë edhe shpërndarja e pikëve nga juritë e vetë vendeve pjesëmarrëse, si të atyre që morën pjesë në dy netët gjysmëfina...

BB mbështet Shqipërinë; program kreditimi prej 1.2 miliardë dollarësh

Image
Banka Botërore do t'i akordojë Shqipërisë 1.2 miliardë dollarë borxh për pesë vitet e ardhshme. Paketa e paprecedentë e financimit, që u miratua nga bordi i drejtorëve ekzekutiv është pjesë e programit të ri 5-vjeçar të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe këtij institucioni.  Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Banka, thuhet se fondet do të mbështesin Shqipërinë në aspiratat e saj për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe integrim në bashkimin europian. Po kështu njoftimi thekson se bordi i drejtorëve e ka mirëpritur progresin e deritanishëm të Shqipërisë në zbatimin e reformave strukturore dhe atyre fiskale duke njohur angazhimin e fortë të qeverisë për këto reforma të shtyra prej kohësh. Më konkretisht, Banka thotë se paketa e financimit do të mbështesë reformat në tre fusha kryesore; qëndrueshmërinë fiskale, nxitjen e sektorit privat dhe mirëqeverisjen e forcimin e sektorit publik. Pas miratimit të paketës, drejtoresha e Bankës Botërore për rajonin, Elen Goldstein, deklaroi se ...

( Agron Kapllanaj për Mallakastrën) Starton zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike. Të gjithë së bashku drejt fitores.

Image
Starton zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike. Të gjithë së bashku drejt fitores.

Po ndodh tani! Live nga takimi në Panahor. (Shyqo Kapllani per "Bashkine Mallakaster")

Image
Po ndodh tani! Live nga takimi në Panahor. #ShyqyriKapllani #DrejtimiiDuhurPerMallakas tren #MeShumeSherbimdhePunesim

PD, Halim Kosova: Do t'i pastrojmë ajrin Tiranës

Image
Ditën e parë të fushatës zyrtare, Halim Kosova ia kushtoi programit për Tiranën e gjelbër dhe të pastër. Si mjek, ai beson se parandalimi i sëmundjeve është më e mira që mund t’i ndodhë një shoqërie dhe prandaj ai është angazhuar të zbatojë një program për menaxhimin modern të mbetjeve, për rritjen e cilësisë së ajrit, sigurisë ushqimore dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Halim Kosova kundërshtoi idenë e ngritjes së çmimit të ujit pa e siguruar atë më parë 24 orë. Kandidati demokrat u ofroi qytetarëve ndershmërinë e provuar të tij, kur ata e pyetën sesi do të zgjidhet problemi i mospërmbushjes së kontratave nga kompanitë që bashkia kontrakton për pastrimin apo punë të tjera publike. “Është ndërgjegja ime qytetare të mos fle rehat kur shoh abuzim apo vjedhje. Këtë nuk e fal”, tha Kosova. Halim Kosova thotë se sekreti i suksesit të tij në mirëmenaxhim është bashkëpunimi me qytetarët, marrja e ideve prej tyre dhe zgjidhja e problemeve sipas afateve të caktuara. / Top Channel

Mesazh kërcënues Saimir Tahirit: Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh

Image
Një mesazh kërcënues në telefonin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka detyruar agjentët e Policisë së Tiranës të kryejnë disa kontrolle të befasishme në bizneset dhe vilat e familjes Gjuta, ditën e enjte në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Brendshme. Përmbajtja e mesazhit ka qenë tekstualisht: “Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”. Pikërisht pas këtij mesazhi ka pasur kontrolle policore në pronat e kësaj familjeje. Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa ngjarja është referuar edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dyshohet se autori i mesazhit kërcënues është Vladimir Gjuta, që besohet se ka qenë në Tiranë në momentin e kërcënimit. Ai është person i shpallur në kërkim, si autor i porositjes dhe aktivizimit në shpërthimin e tritolit në farmacinë e babait të ministrit. Si uniformat blu, ashtu edhe organi i akuzës, shprehen tepër të rezervuara mbi rastin në fjalë për shkak edhe të sekretit hetimor. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije ...

koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane bën prezantimin e kanidatit për Kryetar të Bashkisë Mallakastër Shyqyri Kapllani

Image
Të dashur miq! Ditën e diel, datë 24.05.2015 ora 18.00 në qëndër të qytetit të Ballshit, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane bën prezantimin e kanidatit për Kryetar të Bashkisë Mallakastër Shyqyri Kapllani. Me pjesmarjen e kryeministrit te Shqiperise z. Edi Rama.

Një bashkëbisedim me banorët e fshatit Malas

Image
Një bashkëbisedim me banorët e fshatit Malas, ku evidentuam problematikën dhe shqetësimet e tyre. Te zhgënjyer totalisht nga premtimet boshe ata u shprehën të bindur në mbështetje të kandidati tonë,si njeri i fjalës dhe i punës. ‪#‎ punedhedinjitet‬ ‪#‎ agronkapllanaj‬

Stresi dhe Morena po vijnë

Image
Projekti i shumë paralajmëruar nga Stresi dhe Morena Taraku do të publikohet shumë shpejt. Lajmi u bë i njohur nga Stresi në rrjetin social Instagram duke postuar këtë fotografi me mbishkrimin që rrini gati se do të pubklikohet klipi. Kënga titullohet 'Mos e le përpak' dhe është bashkëpunimi i parë i dyshes. Siq e kemi parë në disa foto që Morena ka postuar, ajo vjen shumë e nxehtë dhe joshëse./Ballshi.Tk/

Kë do Genta?

Image
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur e publikut, Genta Ismajli nuk ka deklaruar ende ndonjë lidhje dashurie. Por se ka një dashuri të madhe për fansat e saj të shumtë, e ka treguar në foton e fundit që ka publikuar në Instagram. Madje ajo ka thënë se i don fansat e saj më shumë se jetën e saj./Ballshi.Tk  

Njoftim zyrtar Bylis

Image
Njoftim zyrtar Stadiumi "Elbasan Arena" hap dyert për dy finalistet e Kategorisë së Parë të Grupeve A dhe B, të cilat duke filluar nga Sezoni i ardhshëm 2015-2016 do të militojnë në Elitën Superiore të Futbollit Shqiptar! Ditën e Shtunë më datë 23 Maj ora 17:00 sfida Bylis - Tërbuni e vlefshme per Trofeun e Kategorisë së Parë! Biletat mund ti gjeni pranë sporteleve të stadiumit me çmimet si më poshtë: - Tribuna VIP - 3.000 Lekë - Tribuna Qëndrore - 1.500 Lekë - Tribunat D dhe F - 500 Lekë - Tribunat C1, C2, C3, G1, G,2 dhe G3 - 300 Lekë Ju mirëpresim!

Ushqimet ideale që ju mbajnë larg thinjave

Image
Thinjat shpesh shikohen si ndërhyrje të padëshirueshme në flokë tanë dhe kjo është një mënyrë që shumë prej nesh shqetësohen në lidhje me këtë fenomen që është një ndër shenjat e viteve që mbartim mbi sup. Për të eleminuar këtë fenomen ekzistojnë disa ushqime të cilt ngadalësojna thinjat në flokë. Disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të rrini sa më larg thinjave  janë; Çokollata, sidomos ajo e zeza, e cila ka mundësi që të rrisë melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon   shfaqjen  e  thinjave  apo flokëve gri dhe të bardhë. Salmoni Ky është një lloj peshku i yndyrshëm, që ka në përmbajtje të tij selenin, i cili luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe ka një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti. Veza, është e pasur me vitaminë E, që përmban mjaft të mira kundër...

Mallakastër, zbulohen 3 parcela me kanabis, arrestohet një 63-vjeçar

Image
Në fshatin Kute të Mallakastrës janë zbuluar 3 parcela me 230 bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa. Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Tetem Myftaraj, pasi lënda narkotike iu gjet pranë banesës së tij.   Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kreut të komunës Kute, Kujtim Hazizajt.

PD hap zyrtarisht fushatën, Basha: Të ndalim me votë marshimin e së keqes

Image
Partia Demokratike mbajti në Pallatin e Kongreseve takimin e hapjes zyrtare të fushatës elektorale, ku të pranishëm, veç drejtuesve më të lartë të demokratëve, ishin edhe 61 kandidatët për kryetarë bashkie në të gjithë vendin dhe kryetarë të partive aleate në koalicionin opozitar. Demokratët u shfaqën në formë të mirë elektorale, ku batutat nuk munguan mes kandidatëve. “Unë jam ai burri i mirë nga Elbasani që Kryeministri dje i ofroi një krushqi, por a bëhet krushqi me Jovan Bregun? Kurrë”, tha Ardian Turku, kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit. Sipas mënyrës së tyre të gjithë kandidatët sollën mesazhin kryesor të fushatës së opozitës. “Le të bëjmë më të mirën për Shkodrën tonë, me punë dhe dinjitet”, u shpreh Voltana Ademi, kandidate e PD për Bashkinë e Shkodrës. “Le t’i kthejmë Korçës krenarinë e munguar. Të votojmë për më shumë punësim dhe dinjitet”, tha Gjergji Mero, kandidat i PD për bashkinë e Korçës. “Ka vetëm një mënyrë për të shkuar përpara, t’i thuash të aftit: Merre...

"Top Story", Erion Veliaj prezanton programin për Tiranën: Do anuloj planin e Bashës

Image
Fushata elektorale nisi edhe zyrtarisht, megjithese kandidatet e dy kampeve kryesore kane nisur prej disa ditesh takimet me qytetaret ne kerkim te votes se tyre. Vemendja me e madhe eshte perqendruar ne Tirane, ku Erion Veliaj eshte pe- rballe Halim Kosoves. Si Veliaj ashtu edhe Kosova keto dite jane perfshire ne takime te shpeshta me qytetaret per t’i prezantuar ata me programin qe kane, por edhe per te marre prej andej shqetesimet e tyre. E pikerisht ne perfundim te turit te degjesave 10-ditor, Erion Veliaj mberrin me nje program, qe e shpalosi edhe kete te enjte me Sokol Ballen ne Top Story. Zgjedhjet elektorale ne tirane kane qene gjithmoen specifike, nga tirana kane dale fatet e dy liderve kryesore ne kete vend, edi rama dhe lulzim basha, te gjithe kandidatet e kane nisur ate me heret, pertej sondazheve, dy figurat. *** Sokol Balla: Sot keni premtuar qe do te shpalosni per here te pare programin tuaj, apo ate te qeverisjes se majte ne Tirane, nese do ta riktheni, sa kohe ...