Posts

Showing posts from December, 2014

Apeli nuk ndryshon vendimin: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë

Image
Komisioni  i  Apelit  nuk ka bërë asnjë ndryshim nga vendimi i parë i dhënë nga  Komisioni  i Disiplinës, i cili penalizoi Shqipërinë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë me rezultatin 3-0. Po ashtu  Komisioni  i  Apelit  ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Serbisë, të cilës i hiqen 3 pikët dhe do të luajë dy ndeshje pa tifozë. Në këtë seancë  komisioni  i UEFA-s është njohur me pretendimet e palëve që kërkojnë fitoren në tavolinë të takimit. Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka si dhe përfaqësuesit ligjorë të dy zyrave juridike të kontraktuara nga federate jonë. Ndërkohë që për palën serbe i pranishëm është sekretari i federatës Lakoviç. Gjatë seancës janë pyetur edhe gjyqtari së bashku me delegatin e UEFA-s. Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi fitoren e  ndeshjes  në tavolinë, ndërkohë që ajo serbe kërkoi rizhvillimin e  ndeshjes  n...