Posts

Gold G, Eni Koci dhe Greta Koci. Se shpejti me nje klip te ri.

Image
Ashtu siç kishte premtuar, reperi Gold Ag po thyen rekord me numrin e prurjeve të reja muzikore . Vetëm pak ditë pasi publikoi këngën kushtuar flamurit që iu dedikua festës së 28 Nëntorit, ai do të vijë me bashkëpunim me motrat Greta dhe Eni Koçi. “Me mu” titullohet kënga, e cila është realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”. Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive të këtij videoklipi që do të publikohet nesër. Ky bashkëpunim vjen pas suksesit të madh që Goldi dhe Greta arritën me këngën “Mas miri”, e cila është shndërruar në një nga hitet e momentit. /Telegrafi/

Ligji ri! Kemisioni ekonomise ka vendosur cdo pike bastesh sportive, 200 metra large shkollave. PD kundershtone?

Image
Shumë prej atyre që kanë një pikë bastesh sportive mund t’u duhet ta mbyllin . Komisioni i Ekonomisë po diskuton një ligj, i cili nuk lejon asnjë pikë basti sportiv në një distancë prej 200 metrash nga shkollat, kishat apo xhamitë. “A e dini se në një qytet që ka dy shkolla, një kishë dhe një xhami, i bie që nuk duhet të ngrihet asnjë pikë lojërash fati të këtij lloji, sepse aq është qyteti? Nga 15 deri në 200 metra është tepër kufizuese dhe shtrënguese”, tha ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Mazhoranca thotë se, qëllimi i ligjit është reduktimi sa më shumë i pikave të basteve, që sipas saj kanë zaptuar qytetet, por opozita thotë se drafti krijon monopol në treg. “Zoti Bode, qëllimi i këtij ligji është reduktimi deri n...

Qeveria ka miratuar nje skeme lehtesuse per pagesen e familjeve ne nevoje.

Image
Qeveria ka miratuar një skemë lehtësuese për pagesën e prapambetur të energjisë elektrike. Ka qënë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë publik vendimin pas mbledhjes së qeverisë . Janë 25.051 familje të cilat përfitojnë nga kjo skemë lehtësimi, ku do t’u falen të gjitha kamatvonesat. Bëhet fjalë për ato familje që janë përfituese të ndihmës ekonomike, dhe që kanë respektuar aktmarrëveshjen me OSHEE-në, për shlyerjen e kamatvonesës me këste mujore prej 1 mijë lekësh në muaj. “Duke u nisur nga fakti se reforma në energji falë mbështetjes popullore që ka marë po jep rezultate shumë të mira, është vendosur që këtyre konsumatorëve barra e kamatvonesave tu hiqet përfundimisht përkundrejt një pagese në nj...

Ushqimi i pjekur shume ju shkakton kancer

Image
Sipas studimit më të fundit nga “Food Standards Agency” në Britaninë e Madhe ushqimet e pjekura shumë ju shkaktojnë kancer . Prof. Guy Poppy është shprehur se ushqimet të cilat gatuhen më shumë seç duhet përmbajnë në nivele të larta një lëndë kimike kanceroze që quhet akrilamida.  Ajo formohet në pjesën e fortë të bukës apo patateve kur ato piqen shumë. Akrilamida krijohet nga reaksioni midis aminoacideve, sheqerit dhe ujit kur ushqimet gatuhen në 120 gradë. Ekspertët sugjerojnë që patatet dhe buka duhet të piqen deri sa marrin një ngjyrë të lehtë.

Torte me recel fiku

Image
Përbërësit: 500 g miell, 80 g gjalpë, 200 ml qumësht te vaket, 150 g sheqer, 1 luge gjelle mjaltë, 25 g maja buke, 2 veze, 1 pako vanilje, lëkurë e grirë e një limoni, Për mbushjen duhet: 400 g reçel fiku Përgatitja: Në qumësht hedhim majan dhe e përziejmë derisa të tretet mirë. Miellin e vendosim në një enë të madhe ku hedhim të gjithë përbërësit e tjerë. Brumi duhet të formohet si ai i byrekut, nuk duhet te ngjis në duar. E lejmë në ambient të ngrohtë sa të fryhet dhe me pas e marrim brumin, hedhim miell në tavolinë dhe e hapim brumin në një petë të madhe jo shumë të hollë. Hedhim reçelin sipër petës e mbledhim në formë roleje, e presim në feta jo shumë të holla dhe e rendisim në tepsinë e shtruar me letër. E ...

Mafina me banane

Image
Përbërësit:  3 banane të shtypura  2 ve  Gjysmë gote qumësht  1 grusht me ara të copëtuara  1/ e gotës shurup  260 gram miell  1 lugë çaji sodë buke  ½ lugë çaji kanellë  1 lugë çaji me ekstrakt vanilje Përgatitja: Në tiganin me zbrazëtirat për ‘mafina’ vëni nga një letër kuzhine dhe vërini në furrë, në 180 gradë Celsius.  Rrihni vezët, shurupin dhe vaniljen. Vendosini në një enë më të madhe dhe shtojani banane e shtypur, arrat dhe qumështin. Në anën tjetër përzini miellin, kanellën dhe sodën e bukës. Përzini të dyja në një vend dhe rrihni derisa të bëhet një masë e njëjtë. Ndajeni masën në zbrazëtirat e tiganit. Pi...

Speca te mbushura me gjize.

Image
Përbërësit 1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul. Gjysëm kile, Gjize 1 tufë, Majdanoz Vaj ulliri 5 luge Krip nje luge kafe Hudhra sipas deshires Specat duhen si ato ne foto Përgatitja Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane . Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra).  I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit. Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme. E mira është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent). Edhe në se nuk keni tenxhere me a...