Posts

Google urone Shqiptaret ne diten e pavarsis 103 Vjetorin

Image
“Google” edhe këtë vit nuk ka harruar t’i urojë shqiptarët me rastin e 103-vjetorit të pavarësisë. Me të hyrë data 28 nëntor, motori më i madh i kërkimit në internet i ka veshur ngjyra kuqezi logos së vet. Flamuri kombëtar shqiptar do të qëndrojë aty për 24 orët e ardhshme, por vetëm për versionin shqip (Google.al).

Te dashuroheni me...vetveten

Image
Dashuria ndaj vetes është hapi i parë për të gjetur një dashuri të re (të madhe) dhe për të jetuar një marrëdhënie të ekuilibruar. Ja disa këshilla “të jetuara” për t’u dashuruar me veten tuaj. Kur flitet për të rënit në dashuri mendohet menjëherë për një tjetër person. Por ndoshta është momenti për të nxjerrë jashtë pak egoizëm të shëndetshëm dhe t’i dedikoheni vetëm pak vetes suaj, ta dashuroni atë! Në këtë mënyrë, ju do të filloni të jetoni një jetë ndryshe, një jetë me më tepër kuptim. Përveçse do të ndieni, edhe do të dini të dashuroni të tjerët, atë që prisni për të gjithë jetën. Giuliana Proietti, përveç këshillave, ka dhënë edhe mendime shkencore, të publikuara më parë në sajtin “Donna Moderna”. Përkëdheljet Rëndësia e përkëdheljeve është lobuar shumë herë! Thjesht dedikojini më tepër kohë vetes suaj, për t’u bërë të bukur. Të kujdeseni për trupin tuaj ju bën të ndiheni më mirë, më të bukur dhe më shumë tërheqës në të gjitha aspektet. Nëse shkoni te parukerja apo tek estetistja...

Per pak shume vitesh,dhe meshkujt munde te lindin femije

Image
Një hap i madh është bërë sa i përket trajtimit të probleme të fertilitetit, e ndërsa së shpejti mund të trajtojë edhe një problem që ishte i pamendueshëm. Ekspertë eminent kanë thënë se kjo procedurë, nuk ka pse të mos funksionojë tek meshkujt. Trajtimi i fertiliteti është bërë një çështje shumë e zhvilluar kohëve të fundit, ndërsa se shkenca ka avancuar aq shumë sa mund të na japë edhe lajme të pabesueshme. Transplanti i mitrës, është një procedurë që po zhvillohet, por ndërmjet grave dhe grave transeksuale. “Mendoj se pesë deri në dhjetë vjet, por edhe më herët. Anatomia e mashkullit dhe femrës nuk ndryshon shumë. E tëra që mbetet të shihet, është se në çfarë forme duhet qasur” ka thënë Dr. Karine Chung nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Mirëpo, kjo çështje ngritë një varg të dilemave etike dhe mjekësore, transmeton Telegrafi. Së pari, kjo procedurë do të kushtojë tepër shumë dhe vetëm ata që kanë shumë para, mund t’i nënshtrohen operacionit. Pastaj, vihet në pyetje, se si mun...

Tatuazhet qe gjurmojne te dhenat ne trupin tuaj.

Image
Tatuazhet që kombinojnë artin me teknologjinë nuk janë asgjë e re në këtë pikë. Ne kemi parë Motorolan që ka nxjerrë një tatuazh projektuar për të zhbllokuar smartfonin tuaj. Shumica e iniciativave janë të ardhura nga shqetësimet më të mëdha dhe janë ende në fazën e zhvillimit, por Techsot.Al raporton se një ekip i vogël i quajtur Chaotic Moon ka dalë me një tjetër koncept tatuazhi duke përdorur teknologjinë që mund të punojnë si një gjurmues palestre në aspektin e monitorimit të funksioneve të trupit tuaj . Ajo quhet Tech Tat. Në një intervistë me TechCrunch, kompania thotë se Tech Tat është bërë duke përdorur bojë elektro të përçueshëm dhe në një video promovuese një ekip sugjeron se ajo mund të përdoret ...

SHBA leshone alarmin global per qytetaret qe udhetojne

Image
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar alarm global të udhëtimit për qytetarët e tyre, në përgjigje të “kërcënimeve të rritura terroriste”. Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “informacionet aktuale” sugjerojnë se grupi i Shtetit Islamik, Al-Kaida, Boko Harami dhe të tjerë vazhdojnë “të planifikojnë sulme terroriste në rajone të shumta”. Alarmi thuhet se do të mbetet në fuqi deri më 24 shkurt të vitit 2016. Franca, Rusia Mali dhe disa vende të tjera kanë përjetuar sulme vdekjeprurëse gjatë muajit të kaluar. Byroja Federale e Hetimeve, apo FBI, pohon se nuk ka kërcënim specifik terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara, por organet lokale dhe federale të zbatimit të ligjit janë në gatishmëri të lartë, në prag të Festës së Falënderimeve, që shënohet këtë të enjte. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka bërë të ditur për një aplikacion të ri në telefonat mobilë, i cili mund të shkarkohet nga qytetarët, me qëllim që të përmirësojnë aftësitë e shtetit për të luftuar te...

Erdogan:Putini mos te luaje me zjarrin

Image
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë që të mos "luajë me zjarr." Këto deklarata nga presidenti turk vijnë pas rrëzimin të një aeroplani rus këtë javë, por Erdogan ka shtuar se ai nuk ka dashur të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën. Erdogan i bëri këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion. Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë. Një pilot rus ka vdekur nga ky incident. Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

Greqia nise te patrulloj me helikopter ne kufirin Shqiptar.Dicka po ndodh

Image
Që prej datës 18 nëntor, helikopterë të Ushtrisë greke patrullojnë kufirin jugor me Shqipërinë, në kuadër të masave të lajmëruara nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, “për të shtuar ndjenjën e sigurisë te banorët e zonës”. Fluturime janë kryer në të gjithë fshatrat që përfshihen në zonën e Janinës, por edhe brenda në qytet. Defencenews raporton se pilotët janë këshilluar të kryejnë fluturime në lartësi të ulët, në zonat kufitare me Shqipërinë. Detyra i është i ngarkuar Divizionit të VIII-të të Lëvizshëm që mbulon këtë zonë. Patrullime të tilla janë urdhëruar të kryhen edhe në kufirin me Maqedoninë. Po ashtu, Greqia ka vendosur të rrisë prezencën e saj ushtarake në kufijtë e saj me Shqipërinë e Maqedoninë, duke shtuar grupet e patrullimit në pikat e saj kufitare. Nuk dihet nëse këto masa kanë të bëjnë me sinjalizime për akte të mundshme apo me pritjen e një vale të re refugjatësh nga Lindja, por gazeta Hellas Force shkruan në titull se: “Diçka po ndodh”.