Faktorët shkatërrues të shikimit
Sytë janë një organ që kërkon një kujdes të veçantë mnga ne sidomos për faktin se duke qenë se ne rrimë për një kohë të gjatë para pajisjeve teknologjike është dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të tyre. Drita e lehtë e kaltër e kompjuterit dhe telefonat celularë shkaktojnë sytë e thatë, mungesa e diellit mund të jetë shkaktar për miopi, kurse shikimi i paqartë është shenja e parë e diabetit. Puna në kompjuter Nga puna në kompjuter dhe vazhdimisht duke mbajtur telefonat celularë në duar lodhen sytë, duke shkaktuar thatësi, djegie dhe madje edhe dhimbje koke. Dritë blu përveç kësaj mund të shkaktojë neveri për këtë arsye duhet të pushoni sytë tuaj dhe përmbajuni me rregullat 20-20-20. Çdo 20 minuta shikoni larg për 20 sekonda dhe shihni diçka në largësi 20 metra. Mungesa e vitaminës D Përveç ekranit të kaltër, problem mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D. Studimet konfirmuan se femrat që kanë marrë dozën e rekomanduar ditore të v...