Rusia: ISIS ka marre 70 per qind te territorit te Sirise

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Shoigu tha se po zgjerohet zona e ndikimit të ISIS-it dhe se militantët e saj kanë marrë rreth 70 për qind të territorit të Sirisë . Shoigu ka thënë se tash janë rreth 60 mijë ekstremistë të kësaj organizate. “Ekziston kërcënimi se aktivitetet e tyre do të barten në Azinë Qendrore dhe Kaukaz”, ka thënë Shoigu, transmeton agjencia ruse TASS. Zëvendësi i tij Anatoli Antonov më herët ka thënë se janë prej 25 deri 30 mijë ekstremistë islamikë, në mesin e tyre edhe nga Rusia që luftojnë në radhët e ISIS-it. TASS raporton se CIA amerikanë vlerëson se janë rreth 30 mijë ekstremistë të ISIS-it derisa autoritetet irakiane kanë thënë se janë 200 mijë. Shoigu ka thënë se aeroplanët rusë të luftës kanë ndërmarrë 4 mijë fluturime në Siri dhe kanë shkatërruar 8 mijë caqe të terroristëve që nga fillimi i aksioneve më 30 shtator.