OSHEE i nderpritet energjia uzines ne Ballsh, 1mije puntore ne rruge

1 mijë punëtorë të uzinës së Balshit, janë flakur në rrugë dhe nuk kanë një punë, përmes së cilës mund të mbajnë familjet e tyre. Prej disa ditësh uzina ka reshtur së funksionuari, ndaj drejtuesit vendor kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndërprerë energjinë elektrike uzinës së Ballshit, pasi prej kohësh ajo nuk kishte shlyer detyrimet ndaj saj. Kjo ka bërë që 1 mijë punëtorët e kësaj uzine të flaken në rrugë, ndërkohë që për pagat e tyre të muajve të kaluar askush nuk jep përgjigjie. Për këtë çështje, punëtorët i kanë dërguar një peticion edhe kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj por ky i fundit ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të gjetur një zgjidhje, pasi largimi i 1 mijë punëtorëve nga uzina do të shkaktonte një plagë sociale për zonën. Redaksia Online (F.T/shqiptarja.com)