Biskota me mjalte

Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme. Përbërësit për Biskota me mjaltë 300 gr miell 80 ml kos i bardhe 100 gr mjaltë 2 veze 80 gr gjalpë i shkrirë maja pluhur për ëmbëlsira Për lyerje 1 të verdhe vez Përgatitja e biskotave Ne një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët. I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra. Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine. Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe. Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për 20 minuta. Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.