Europiani i Frances, ja sa bileta do te kene ne dispozicion shqiptaret

Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të stadiumeve janë përcaktuar edhe biletat që do të kenë në dispozicion shqiptarët në stadiumet që do të zhvillohen 3 ndeshjet e grupeve me Francën, Zvicrën dhe me Rumaninë. Për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lens në orën 15:00 në 11 qershor përballë Zvicrës Shqipëria do të ketë në dispozicion 5730 bileta. Ndeshja e dytë e Shqipërisë, 15 qershor në orën 21:00 kundër Francës në shtëpinë e Lorik Canës në Marseille, tifozët kuqezinj do të kenë 10100 vende. Ndeshja e fundit në grup kundër Rumanisë në orën 21:00 në Lion tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 8800. d.b/shqiptarja.com