Veseli: Eshte heret ti fus kembet ne nje kepuce!

Kush do ta mendonte që Veselit, një ndër personazhet më të dashur për publikun, do ti vinin në majë të hundës femrat. Për një kohë të shkurtër, ai mori vëmendjen e mediave rozë edhe për shkak të ndarjes me të dashurën, por mesa duket, kjo nuk përbën prioritet për të, pasi karriera është në vend të parë. Vesel Kurtishaj, ish-banori i “Big Brother”, për momentin ka hequr dorë nga lidhjet. Në një intervistë për “Bluetooth”, ai shpjegon edhe darkën e shumëkomentuar me Aurela Hoxhën, me të cilën “kanë diskutuar për punë”, ende e pakristalizuar por që mund të ndodhë pas “Dance With Me”. Për momentin, Veseli tregon se nuk është në asnjë lidhje, por as nuk mendon të ketë një marrëdhënie tani për tani, sepse “kam vendosur t’i përkushtohem karrierës, të krijoj një karrierë timen, sepse vajzat më kanë ardhur në majë të hundës. Ne në Kosovë kemi një shprehje, që është shumë herët t’i fus vetes të dy këmbët në një këpucë”, por kjo, sipas tij, derisa “të gjej vajzën me të cilën do të bëj karrierë. /albeu.com/


Newest