Stresi: Femrat VIP e shesin Trupin per para

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka folur hapur për mënyrën se si mbijetojnë femrat VIP në treg. Ai gjithnjë është në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe nuk ka hezituar të flasë hapur për mënyren se si i sigurojnë të ardhurat femrat e famshme. Ai ndër të tjera ka thënë se nuk duhet t`u vije turp atyre që marrin fustane borxh dhe nuk duhet të tallen me të varfërit. Stresi ka treguar se veshja me të cilën u paraqit tek Kënga Magjike kushton 5560 euro e ndersa ora ka kushtuar 70 mijë dollarë. Por për koleget që kanë shumë para, ai ka thënë për suplementin “Bluetooth” se këto femra kanë shitur trupin kundrejt parave. “Unë nuk bëj deklarata me emra, por është një realitet që e dinë të gjithë dhe nuk del askush ta thotë. I qëndroj deklaratës sime”. Gjithashtu ka shtuar se ai nuk ka dhënë ndonjëherë para këtyre femrave, por u ka marrë. “Çfarë u japin bosët, ua marr unë, nuk jap asgjë”.