Geti 'Geasy' cmend Marinen. I blen veture te re

U përfol shumë për lidhjen e Getoar Selimit me prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar këtë gjë. Por, ditë më parë Marina postoi një fotografi së bashku me Ghetto Geasy në profilin e saj Instagram, duke u bërë fotografia e parë së bashku e çiftit e publikuar nga vet ata. Megjithatë, dyshja vazhdon të jenë në lidhje, madje sipas disa burime të Klan Kosovës, Geti i ka blerë edhe veturë Marinës. Sipas burimit, Audi A7 është vetura më e re e prezantueses.