Enca e pikelluar i vdes nje mik i ngushte

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar një fotografi në Instagramin e saj ku shihet me një femër e quajtur J Capri, që me profesion ishte këngëtare e tekst shkruese. Por fatkeqësisht, kjo femër ka vdekur, kështu ka shkruar Enca së bashku me fotografinë ku shihen nën shoqërinë e njëra tjetrës, njofton Klan Kosova. “Natën e kaluar kur unë po e luaja muzikën tënde në koncertin tim, u ndjeva e trishtuar për herë të parë. Pusho e qetë e dashur. Nuk mund të besojë që ti ike kaq herët. Lutem që zëri yt i mrekullueshëm dhe shpirti i pastër të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruajtur Haxhia.
Kosovarja.com