Barazim mes “sherrit” në Ballsh, goditet delegati i FSHF-së



Që në fillim u kuptua se do të ishte një ndeshje me probleme ajo mes Bylisit dhe Laçit. Ekipi vendas ishte dënuar që të luante pa tifozë, por në shkallët e stadiumit “Adush Muça” ka pasur tifozë të pranishëm. Delegati i FSHF-së ka kërkuar që stadiumi të boshatiset dhe kjo ka zgjatur për afro 20 minuta.
Ndeshja ka filluar 20 minuta me vonesë dhe është karakterizuar nga tensioni i lartë. Bylis po lufton për mbijetesë, ndërsa Laçi kërkon të ruajë vendin e dytë në Superligë. Minuta e fundit e ndeshjes ka sjellë një penallti për Laçin, por është dashur 10 minuta që të goditet. Kapiteni Erjon Vucaj e godet shumë keq atë duke e kaluar mbi traun e portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri.
foto bylis-laci
Foto nga ndeshja e sotme
Futbol 24
Gafa e “Futbol 24″. Sipas tyre ndeshja ka perfunduar 0-1
Kjo ndeshje ka përfunduar në barazim, por sigurisht që Komisioni i Disiplinës do të vendosë për të. Tifozët e Laçit kanë shpërthyer në facebook duke kërkuar tri pikët në tavolinë. Sipas mediave, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka goditur delegatin e FSHF-së Besnik Çela.
Ndërkohë që ndeshja tjetër mes Lushnjës dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin 2-4 në favor të kroçarëve të cilët ecin të sigurt drejt titullit kampion. 
- See more at: http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/03/15/barazim-mes-sherrit-ne-ballsh/#sthash.FL7LEVdh.dpuf